spot_img
HomeBUJKUBlegtoriPërparësitë e barrësimit artificial për blegtorinë e Kosovës

Përparësitë e barrësimit artificial për blegtorinë e Kosovës

spot_img

legtoria e Kosovës ka qenë dhe do të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit. Për ketë arsye edhe nga ana e institucioneve çdo vit ndahen dhjetëra miliona euro në ngritje e kësaj dege të ekonomisë kosovare. Fermat dhe fermerët e vegjël janë të shpërndara në gjithë Kosovën.

Praktika e barrësimit artificial është e shpërndarë në gjithë Kosovën. Këtë metodë e aplikojnë veterineret, tekniket dhe shumë pak fermerët. Por disa fermerë preferojnë që për fermën e tyre të mbajnë demin e tyre. Kjo metodë i ka anët e shumta negative.

Humbjet ekonomike, po të mbahej një lopë në vend të atij demi, fermeri do të kishte afër shtatëmijë litra qumësht në vit dhe buxhetin e mirë. Koha e humbur, përkushtimi dhe ushqimi bëjnë pjesë në humbje.

Shpërndarja e sëmundjeve të ndryshme. Por dështimet e shumta që ndodhin me barrësimin artificial, i bëjnë fermerët të pa bindur për këtë metodë barrësimi.

Kështu duhet të shikohet fyshti – pajeta. Origjina, raca, kodi, bari, furnizuesi dhe viti i prodhimit

Dështimet janë evidente sepse qarkullojnë lloj lloj e dozave të barrësimit. Ku trafikimi dhe kontrabanda e materialit gjenetik është me përmasa të mëdha. Çka është më e keqja dhe më e tmerrshmja se kjo dukuri stimulohet nga disa veterinerë dhe teknik të pa ndërgjegjshëm.

Qeveria në ketë vit ka parapa t’i shpenzoj 26 milion euro në përmirësimin e bujqësisë dhe të konkretisht të blegtorisë. E në anën tjetër i lënë të lirë të kontrabandojnë materiale gjenetike. Janë disa kompani që sjellin materialin gjenetik të mirë nga Zvicra, Franca e Austria. Por ka që sjellin e kontrabandojnë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia janë më të fuqishëm, kuptohet me përkrahjen e disa veterinerëve dhe teknikëve.

Rasti më i freskët është tani kontrabandimi i dozave Montbeliard nga Shqipëria. Ku haptazi dhe në sy të autoriteteve shpërndahen gjithandej në Kosovë. Kështu që është e kotë të shpenzohem miliona për përmirësime, e në anën tjetër t’i hapen rrugët kontrabandës. Për këtë arsye iu bëj thirrje organeve kompetente; Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AVUK) si dhe Ministrisë se Bujqësisë, që të ndërmarrin masat e nevojshme.

Po ashtu iu bëj ftesë të sinqertë veterinerëve dhe teknikëve barrësimit që mos të bien preh e matrapazëve që punojnë vetëm për shkatërrimin e blegtorisë. Njëherit ta njollosin emrin e veterinerit./Gazeta Bujku

Përgatiti: Shefki Shatri tek. vet.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme