spot_img
HomeBUJKUBlegtoriPërmirësimi i racave të gjedheve në Kosovë

Përmirësimi i racave të gjedheve në Kosovë

spot_img

Me qellim të përmirësimit të racave jemi përkushtuar tash e pesë vite. I vetmi qellim ka qenë që blegtorisë së Kosovës t’ia shtojmë edhe një racë, cila për fermerët e Kosovës ka qenë shumë pak e njohur. Duke punuar me ekspert të gjenetikës kemi arritur që kjo racë të shpërndahet gati ne tërë Kosovën.

Këtu duhet t’i falënderojmë edhe disa veterinerë të cilët treguan interesim të pa fund që ta kenë në duart e tyre një gjenetik të mirëfilltë të racës Montbeliard. Një racë që është e njohur për prodhimin e qumështit që renditet e dyta në Francë. Gjithashtu kjo racë është e njohur edhe për mish pasi jep sasi të lartë mishit. Pra konsiderohet si racë e përzierë qumësht dhe mish.

Racat e njohura të gjedheve për mish

Me përjashtim të Simentalit që konsiderohet për mish dhe qumësht. Racat e mishit janë shumë pak të shpërndara në Kosovë. Me qellim të përmirësimit të racave të mishit kemi menduar, që tani e tutje në Kosovë të jetë prezent edhe gjenetika e racave të mishit. Si Limuzin, Charole dhe Salern.

Raca Limuzin – Është racë tipike franceze e dedikuar për mish.

Raca Charolez – Është një racë me origjinë nga Franca që e ka vërshuar tërë boten por tani e tutje do jetë edhe në tregun e Kosovës si material gjenetik. Racë e njohur për lindje të lehta. Lopa çdo treqind e shtatëdhjetë ditë jep nga një viq.

Raca Salern – Po ashtu është një racë e njohur për mish, e cila u përshtatët të gjitha kushteve klimatike. E sidomos lartësive.

Gjenetika e të gjitha këtyre racave nga Franca tani e tutje është tek veterineret e juaj. Kuptohet me një vullnet të mirë, do t’i përmirësojmë racat dhe do jemi për çdo lëvdatë në gjithë Ballkanin.

Përgatiti: Shefki Shatri / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme