spot_img
HomeKuzhinëPërgatitja e kosit në kushte shtëpie

Përgatitja e kosit në kushte shtëpie

spot_img

Kosi përmban dy nga përbërësit ushqimorë më të rëndësishëm për dietën tuaj, proteinat që i japin trupit fuqi dhe energji dhe kalciumin që ndërton kockat tuaja. Nëse doni të vini trupin në formë dhe të humbisni kilet e tepërta apo nëse doni të forconi imunitetin tuaj kundër gripit, virozave apo të ftohtit, kosi është ilaçi i duhur! Ka qindra arsye pse kosi duhet të jetë konsistent në dietën tuaj dhe një nga ushqimet e preferuara çdo ditë, por ne kemi përgatitur një recetë shtëpi për ju.

Përbërësit:

2 litra qumësht (ditor)

4 lugë gjelle kos (tharmë)

Përgatitja:

E kullojmë qumështin dhe e vlojmë mbasi që të vlohet e vendosim në enën që dëshirojmë ta bëjmë kosin.

E lëmë të ftohet deri në temperaturën që e duron gishti dhe pastaj ja qesim kosin e përziejmë mirë e mbyllim dhe e vendosim në qese dhe e mbulojmë.

Mbas pesë (5) ore kosi është gati, pasi që kosi është gati e vendosim në frigorifer./Gazeta Bujku

Përgatiti: Teuta Rrecaj

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme