spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPër herë të parë në Kosovë realizohet censusi ndërkombëtar i shpendëve të...

Për herë të parë në Kosovë realizohet censusi ndërkombëtar i shpendëve të ujit

spot_img

Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit, gjatë fundjavës së kaluar (19-20.01.2019) Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës me ndihmën vullnetare të ekipës së ekspertëve nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS-Albanian Ornithological Society) ka kryer për herë të parë në Kosovë Censusin (numrimin) Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit.

Ky numërim që u realizua pothuajse në të gjitha vendet ku ka prezencë të baseneve ujore dhe u mbështet gjithashtu edhe nga disa dashamirës të natyrës.

Image may contain: outdoor

Aktiviteti është realizuar në kuadër të IWC 2019 (International Waterbird Census) që organizohet në nivel botëror, që prej 53 vitesh, nga Wetlands International.
Duke marrë parasysh dimrin e acartë të këtyre ditëve pjesa më e madhe e sipërfaqeve ujore të vizituara ishin plotësisht të ngrira. Liqeni i Batllavës, i Livoqit, i Përlepnicës, Ligatina e Hencit dhe ajo e Parteshit ishin tërësisht të mbuluara nga akulli. Vërmica ishte thuajse pa ujë për shkak të rënies së nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës ndërkaq sipërfaqet ujore të mbetura në të ishin tërësisht të ngrira.

Të vetmet sipërfaqe, pjesërisht të ngrira, ku kishte shpendë uji ishin Liqeni i Badovcit, Liqeni i Radoniqit si dhe disa liqene të vogla përreth termocentralit të Obiliqit (në afërsi të Deponisë së Mbeturinave në Mirash). Këtu strehohej dhe numri më i madh i shpendëve të ujit.

Image may contain: sky, bird, plant, outdoor and nature

Nga rezultatet paraprake mund të konstatohet se u vrojtuan 12 lloje të shpendëve të ujit me një numër total prej 9.178 individësh gjithsej. Shumica e shpendëve të ujit të numëruar me këtë rast ishin rosa ku Anas platyrhynchos me 6632 individë dhe Anas crecca me 2398 individë përbënin së bashku 98,38% të numrit të të përgjithshëm të shpendëve.

Raportin e plotë të hulumtimit e gjeni në linkun vijues në ueb faqen e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës./Gazeta Bujku

http://ammk-rks.net/…/Cenzusi_dimeror_i_zogjve,_Raport_per_…

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme