Sot për të shtatin vit në Konispol u organizua Festa e Mandarinës, që është një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve vendase, kulturës dhe traditës së pasur dhe inkurajimin e investimeve të reja në këtë drejtim.
Në këtë manifestim nuk mungoi i pari i Bujqësisë së Shqipërisë ministri Niko Peleshi i cili mori shembull Dhimo Kote, për të cilin tha se ndërtoi i pari modelin e bujqësisë të orientuar nga tregu.
“Dhimo Kote është një emër i njohur jo për shkak të pozicionit të zëvendësministrit. Ai ndërtoi i pari modelin e bujqësisë së orientuar nga tregu, jo nga tradita. Sot në Xarë e në Mursi ka rreth 800 ha mandarina. Mbi 25 mije ton mandarina të prodhuara çdo vit po e faktorizojnë Shqipërinë si vend eksportues. I jam mirënjohës Dhimos që pranoi ftesën e Kryeministrit për të punuar përkrah nesh për ta çuar këtë model suksesi në gjithë vendin. Festa është një promovim fantastik për këtë zonë të mrekullueshme. Bravo Bashkia Konsipol”, u shpreh ministri Peleshi./Gazeta Bujku