spot_img
HomeBUJKU‘Orvatjet për të njohur jetën sekrete të bletëve’

‘Orvatjet për të njohur jetën sekrete të bletëve’

spot_img

Nga Dr. Agim Nelaj

Çfarë di?

Çfarë bëjë?

Çfarë mund të bëjë më mirë?

I nderuar bletar! Guxo, Provo, Gabo, Meso.

Akademia Kombëtare e Shkencave (SHBA) publikoi së fundmi një studim që tregonte se të gjitha gjallesat, të cilat mbështeten në shumëllojshmërinë e luleve, janë në rënie, për shkak të urbanizimit, copëzimit të habitateve dhe rritjes së përdorimit të tokës bujqësore.

Shkencëtarët, në vazhdim të kërkimeve, theksojnë se ndryshimi i klimës ndikon në bimët kryesore mjaltore, që janë të vetmet burim ushqimi. Kërkimet kanë gjetur efektin negativ të CO2 dhe të ngrohjes, që shkaktojnë humbjen e ngjyrës së bimëve. Ka shumë studime që dëshmojnë për rritjen e shpejtë dhe të panatyrshme të bimëve, disa prej të cilave bëhen më toksike. Por ekologët, në përgjithësi, janë të një mendimi se, njëkohësisht me humbjen e ngjyrës, pakësohen nektari dhe cilësia e polenit.

Ajo që vihet re dhe ka rëndësi, është dukuria e ndryshimeve klimatike, me çrregullime të motit në rajone të caktuara e, për rrjedhojë, ciklet bimore nuk janë njëlloj nga viti në vit. Studimet tregojnë se në krahasim me vitet ‘70, çeljet e bimëve ndodhin gati një muaj më herët, gjë që është kushtëzuar nga urbanizimi dhe nga rritja e temperaturave. Nga të dhënat e satelitëve (NASA), duke trajtuar problemin e ngrohjes globale apo atë të ndryshimeve të mjedisit, si dhe duke studiuar ndikimet e këtyre dukurve tek bletët tona, vërehet se bimë të ndryshme kanë humbur ngjyrën dhe rrjedhja e nektarit ndodh shumë më herët tani. Shkencëtarët theksojnë më tej se ngrohja globale nuk është faktori kyç në çrregullimet e jetës së bletëve. Ndryshimet që përmendim, mund të rrisin nivelin e stresit të bletëve, veçanërisht në fund të verës dhe gjatë vjeshtës. Mussen thekson: Unë jam ndoshta avokati më i fortë në mbrojtje të bletëve. Prandaj sugjeroj se kequshqyerja është shkaku më themelor i vdekjes se bletëve.

Bleta mbështetet në polen për: vitamina, proteina, yndyra dhe minerale. Kjo është e gjitha. Shpesh bletarët pyesin si mund të llogaritet, nëse një familje ka polen të mjaftueshëm. Bletari i vëmendshëm vëren me kujdes bletët që kthehen nga kullota, nëse sjellin ngarkesa poleni. Kontrollon zgjoin për të parë nëse ka polen rreth hojeve. Prania e meshkujve deri vonë, tregon se familja ka rezerva poleni. Por nëse këto shenja nuk janë të dukshme, kontrollohen pjelljet, nëse janë ose jo në një nivel të pranueshëm për stinën. Duke kontrolluar pjelljet, vërehen lehtësisht larvat e reja që notojnë në pelte (hojet janë të ndritshme). Mirëpo, bletari nuk do ta vërejë larvën që noton në pelte, nëse familja ka mungesë nektari. Kjo na sjell tek tema e të ushqyerit të bletëve me shurup sheqeri.

Marrëdhëniet mes bletëve dhe florës janë lëkundur, shenjë kjo e “sëmundjeve industriale”. Shkencëtarët kanë përshkruar disa agjentë biologjikë që çregullojnë jetën e bletëve (Kevin Berger, 2017). Nëse bletët gjejnë përzierje të polenit për të përmbushur nevojat e tyre ushqimore, kanë një cikël normal jete.

Pyetja është: çfarë ndodh kur gjërat nuk shkojnë mire? E pra, rritja e temperaturës përkon me kohën që lulet janë duke formuar kokrriza poleni. Çfarë ndodh? Bleta grumbullon polen steril. Bletari mund të kontrollojë zgjoin dhe çuditet: “Bletët kanë marrë të gjithë llojet e polenit dhe megjithatë ato janë zhdukur!”. E pra, kanë të drejtë të mendojnë kështu! Bletët kanë siguruar sasi të mira poleni, por që nuk kanë ndonjë vlerë. Çdo gjë që ndërhyn në sasinë dhe cilësinë e ushqimit, është me pasoja për bletët.

Studimet tregojnë se bletët vdesin në moshë të vjetër. Kur bletëve u vjen fundi, ato fluturojnë jashtë dhe nuk kthehen; fluturojnë për të vdekur. Pyetja është: pse jemi duke parë bletë me një cikël jetësor të shkurtuar? Flitet për bletët e dimrit. Është vjeshtë, bletari mendon se e ka përgatitur familjen me bletë që kanë jetëgjatësi nga tetori deri në mars të vitit të ardhshëm. Problemi është se bletët e dimrit nuk e plotësojnë ciklin. Cila është fjala e fundit e laboratori USDA? Lideri i saj, Pettis shkruan: “… ne jemi duke punuar me mostra të ndryshme, të mbledhura gjatë gjithë vitit. Ideja jonë është se bletët kanë pësuar një goditje të rëndë. Stresuesi i parë dhe kryesor është dieta e varfër”.

Përgatitja e shurupit nxitës: Ujë i mirë. Ujë i filtruar nëse është e mundur (jo i distiluar)
Sheqer organik. Përdoret vetëm sheqer, madje sheqer i bardhë, jo i bluar. Kamomil organik. Bimë e lirë ose në qese çaj.

Sipas Rudolf Steiner: Kamomili e lëviz sheqerin drejt mjaltit. Kjo e bën më të lehët thithjen e sheqerit në sistemin tretës së bletëve dhe ruan balancën.

Mjalti. Një sasi e vogël mjalti është e dobishme për të siguruar enzimat në sherbet.
Kripë deti. Një majë luge kripë(për litër) është e rëndësishëm për të lehtësuar shpërndarjen e ushqimit në të gjithë trupin e vogël të bletës.

Përbërës të bimëve të tjera organike.

Bimë mjekësore si trumzë, sherbelë rozmarinë, hithër, livando, limon etj, përdoren si çaji.

Vajra esenciale – Këto mund të shtohen për shije dhe efekte mjekuese. Vaj esencial trumze, eukalipti, rigoni limoni, mente, janë të gjithë të mira, por sidomos trumza, mente, limon, i ekualipti janë mjekues për varron , RRIQNA TRAKEALE (ACARAPIS WOODI) dhe nozemën.

Përgatitja:

Për çdo një litër ujë që vlon, mund ti shtohet një nga bimët mjaltore të përmendura (50 g bimë e tharë) për një litër ujë. Mandej hiqet nga të nxehtit. I shtohet kamomil 2 lugë kafe (kamomil i tharë),lihen për 2 minuta. I shtohet sheqeri, trazohet deri sa të shkrihet plotësisht.) Përzihet tërësisht. I ngrohet, shtohet mjalti., vaj esenciale, pastaj rregullohet pH. Për çdo një litër sherbet sheqeri i hidhet 100 ml uthull, molle, lëngë limoni 50 ml, një maj luge kripë gjelle dhe disa pika vaj esencial. Kur mungon nektari, plotëson nevojat për karbohidrate.

Ky është burimi i energjisë për të fluturuar, ndërtuar dhe ruajtur temperaturën në mjedis të zgjoit. Kjo përzierje plotëson pjesërisht nevojat per karbohidrate të bletëve. Me rëndësi për jetën, zhvillimin dhe forcimin e familjes së bletëve nevojiten nektari dhe proteinat që janë në përbërje te polenit.

Bleta ka një sistem imunitar të zhvilluar dhe kjo veti e lindur dhe e qëndrueshme e saj, po të jetë ushqyer mire e ndihmon të përballojë sëmundjet dhe vështirësitë e tjera. Nektari dhe mjalti janë burimet kryesore të plotësimit me karbohidrate dietën e bletëve. Poleni është burimi kryesor i proteinave e përbërësve të tjerë të domosdoshëm. Në aktivitetin e bletëve ka momente kritike që bëhen shkak për sindromin e humbjes së bletëve që nuk lidhen me sëmundje. Momenti i kalimit nga bletët e dimrit në gjeneratat e reja, është moment tepër kritik. Cili “ushqim plotësues” siguron ushqim për mbijetesë. Ushqimi, thjeshte, nuk është ai që do t’i duhej bletës, ngaqë është e ndjeshme, pëson dobësim rezistence. Tri arsyet kryesore për t’i ushqyer bletët:

  1. Stimulim për rritjen e pjelljeve.
  2. Nxitje për ndërtimin e hojeve.
  3. Shtim i rezervave për dimër.

Dy të parat bëhen duke i ushqyer me shurup “të lehtë” (në raport-50% sheqer); e fundit me shurup “të rëndë” (67% sheqer).

Bletarët janë të vetëdijshëm se shurupi i hollë mund të prishet shpejt gjatë motit të ngrohtë, për shkak të fermentimit nga majatë, bakteret dhe kërpudhat, gjë që mund të parandalohet duke shtuar hypochlorite natriumi 6%, në sasinë 5 ml për 4-5 litra sherbet. Duket se klori lidhet lirshëm me sheqerin dhe e ruan veprimin e tij për disa kohë. Ruajtësi më i mirë i shurupit është thymol.
Të ushqyerit e bletëve bëhen me shurup, dhe ai mund të jetë edhe më “i lehtë”! Raporti më i përshtatshëm është 1 pjesë sheqer në 2 pjesë ujë (33% sheqer) dhe shërben si nxitës. Në fakt, përqendrimet më shumë se 50 % e shurupit të sheqerit janë përtej cakut të përmbajtjes së sheqernave në nektar dhe nuk shërben për nxitjen e pjelljeve në bletë. Përgatitja e thjeshtë e një shurupi maskues: Përdorët essence mente për çdo gjysmë litri sherbet.

Sherbet: 12 pika (0,5 cc) mente.

Në një kavanoz 1 litërsh, hidhen 2 gota sheqer (rreth ½ kg ose 453,6 g). ujë të ngrohtë. Është gjetur se vaji esencial tretet me mjaltin, mandej përzihet me sherbetin e sheqerit. fillimisht shtohet vaj me sheqer pluhur në enë, pastaj shtohet ujë i ngrohtë (jo shumë i nxehtë, se shkatërron vajin). Në trajtimin e bletëve, sasia e shurupit që do të përdoret është: sherbet sheqeri 2 l.+ vaj esencial mente, rozmarine etj. Problemi është se vaji përzihet dobët me ujë. Ndodh të dëmtohen bletë, kur ato ushqehen me llumin e fundit të sherbetit.

Një pamje e mbuluar e familjes, tregon për dyllë të freskët e i bardhë nga të ushqyerit. Kjo tregon se bletët janë duke u stimuluar në mënyrën e duhur. Bletari vë re se pjelljet vijnë më shpejt, në qoftë se disa hoje të mjaltit janë ndesh me tufën e bletëve.

Gjatë verës së thatë, vonë, kur nektari natyror është i pakët, jepet shurupi me përqendrimin 33%, me të cilin ushqehen një herë në javë dhe kjo e mban familjen të nxitur, deri në cakun që vërehet shtimi i dyllit të bardhë të hojeve energjitë për në kullotë, nga sjell nektarin e nevojshëm për prodhim dylli. Kjo lejon që bletët të përqendrohen në pjellje, mbledhje poleni dhe ndërtim hojesh.

Të ushqyerit me shurupin tipik 1-1, së pari shërben si nxitje e “moralit” të familjes, në qoftë se ka mungesë të nektarit natyral dhe, së dyti, si shtysë për sjelljen higjienizuese, duke ndihmuar kështu në përballimin e ndikimit dëmsjellës të rriqrave dhe problemeve të tjera të sëmundjeve. Familjet që kanë marrë plotësues poleni dhe pite yndyrore mjekuese pranojnë më lehtë mëmën e re.

Ushqimi i bletëve ka përbërje të ndërlikuar kimike. Ai nuk mund të thithet nga organizmi i bletës pa një përpunim paraprak që kryhet nga fermente, nga qeliza të specializuara të gjëndrave të pështymës dhe gjëndrave të zorrës së mesme. Në procesin e tretjes marrin pjesë fermente si: invertaza që shndërron sheqerin (polisaharid) në glukozë e fruktozë (monosaharide); amilaza që shndërron amidonin; glikogjenaza që shndërron glikogjeninën, lipaza për yndyrat; proteaza, pepsina dhe tripsina që shndërrojnë proteinat. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme