spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e lopëve Jersej

Njihuni me racën e lopëve Jersej

spot_img

aca e lopëve Jersej është racë e vogël duke filluar nga  390-400 kg dhe lartësi të xhidavisë rreth 120 cm kurse demat 540-750 kg me lartësi të xhidavisë 1.25 cm. Faktori kryesor që ka kontribuar në popullaritetin e kësaj race ka qenë ekonomik për shkak të prodhimtarisë së lartë të qumështit me 5.5 % yndyrë e në raste të shpeshta edhe më të lartë ku arrin deri në 7%, proteina 3.95 % dhe aftësi për të shfrytëzuar kullosat mjaftë mirë. Pra Jersej është raca e lopëve qumështore me përqindjen më të lartë të yndyrës në qumësht.

Raca Jersey ka  ngjyrë kafe me nuanca të zeza kah qafa. Gjithashtu është karakteristikë që kjo racë ka pjellje të lehta por duhet pasur kujdes ndaj viçave sepse lindin me peshë të vogël dhe janë shume të dobët dhe të ndjeshëm  ndaj të ftohtit gjatë kohës së dimrit  në krahasim me racat tjera qumështore. Lopët e racës jersej janë shumë të qeta  kurse demat e tyre janë shpesh agresiv në krahasim me demat e racave  tjera qumështore.

Historiku i racës jersej

Kjo racë ka marr  emrin nga ishulli Jersej  ku edhe është paraqitur për herë të parë. Kurse  është regjistruar për herë të parë si racë e veçantë rreth viteve 1700.  Me qëllim që të ruhet si racë e pastër dhe mos të vjen deri te përzierja me raca tjera në atë kohe qeveria kishte vendosur që të ndalohet importi i racave të lopëve në ishull domethënë  raca ishte izoluar nga ndikimet e jashtme për më shumë se dyqind vjet, nga 1789 deri në vitin 2008.

Për shkak se kjo racë ishte e vogël, dhe karakteristika tërheqëse të këtyre lopëve, kope të vogla u importuan në Angli nga pronarët aristokratike si zbukurim për parqet e tyre. /Iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme