spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e dhisë ballkanike

Njihuni me racën e dhisë ballkanike

spot_img

Emrin e ka marrë nga fakti se zonën e shpërndarjes e ka në Ballkan. Zakonisht rritet në viset kodrinore malore, por e hasim edhe në ultësira, dhe varësisht nga rrethi se ku kultivohet ekziston Dhia kodrinore malore e Ballkanit dhe Dhia e ultësirës së Ballkanit.

Veti themelore e kësaj race janë qimet e gjata, shpesh të ashpra dhe të shkëlqyera. Kjo dhi mund të jetë njëngjyrëshe dhe laramane, si e bardhë, e zezë, e përhimët, e murrme, e kuqe e verdhë, e kuqe e bardhë, e zezë e bardhë, e kuqe e zezë, etj. Zakonisht është dhi me brirë, por ajo e ultësirës mund të jetë edhe shyte (pa brirë).

Qafën e ka të gjatë dhe të hollë, skeletin e ngushtë dhe të cekët, me xhidavi mirë të shprehur, me pjesën e pasme dukshëm më të zhvilluar, këmbët i ka të holla dhe të forta, gjirin të butë dhe elastik, por dobët të zhvilluar.

Masa trupore mesatare e kësaj race sillet prej 35-40 kg. Jep mesatarisht një kec në vit. Prodhimtaria e qumështit është prej 100-130 kg në vit, ndërsa ato të ultësirës, mirë të ushqyera japin edhe 200 – 250 kg qumësht. Kjo dhi mesatarisht jep 0,5 kg qime të ashpra. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme