spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën autoktone të lopëve Busha

Njihuni me racën autoktone të lopëve Busha

spot_img

Raca e lopëve Busha me origjinë autoktone ilire e cila rritet edhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni, Mal të Zi, e cila i përket grupit të kafshëve primitive dhe është e shkurtër. Disa burime thonë se kjo racë ka ekzistuar rreth Gadishullit Ballkanik që nga kohët neolitike.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore Busha ka pësuar ndryshime si në pikëpamje të jashtme ashtu edhe në aspektin prodhues, pasi që ka ndodhur kryqëzimi, kryesisht i pa kontrolluar, me raca të ndryshme, si me Oberientalin, Montafonin, Simentalin, Gjedhin laraman të vendit etj.

Gjatë luftës civile në Bosnjë në vitet 1990, ushtria jugosllave e solli këtë racë nga Serbia, e cila është përdorur për furnizimin me mish. Pra, edhe pse Busha nganjëherë quhet me origjinë nga Bosnja, është i pasaktë pasi që kjo racë është autoktone ilire.

Sot në Kosovë, kafshët janë burimi kryesor i qumështit dhe mishit me fermerë të vegjël që përbëjnë 95 për qind të industrisë. Hulumtimet tregojnë se kjo racë në Kosovë është gati e vetmja racë që siguron bazat gjenetike për shumicën e kryqëzimeve në vend.

Sot raca e pastër lopëve Busha është shumë e rrallë dhe përgjithësisht gjendet në zonat kodrinoro-malore.

Karakteristikat e racës së lopëve Busha

Ngjyra e kësaj race ndryshon sipas tendosjes rajonale. Në Kosovë janë tri lloje të ngjyrave të kësaj race si e kuqe, e zezë dhe ngjyrë hiri. Në Maqedoni kjo racë ka ngjyrë të kaltër hiri. Në Serbi ekzistojnë tre lloje e zeza (të konsideruara më e vjetra), e kuqe dhe hiri.

Raca Busha ka peshë trupore mjaft të ultë, që sillet ndërmjet 150 deri 300 kilogramë, kurse demat kanë masë trupore mesatare deri në 450 kilogramë.

Kjo racë e lopëve është rezistente ndaj sëmundjeve, parazitëve të brendshëm dhe të jashtëm, dhe mbijetojnë mirë me një menaxhim minimal të ushqimit dhe kullotjes natyrore.

Është thënë gjithashtu se kjo racë është shumë e pastër pasi ato e kryejnë nevojën (jashtëqitjen) vetëm në një vend në krahasim me bagëtitë e tjera që e kryejnë kudo.

Prodhimi i qumështit është shumë efikas në krahasim me madhësinë e tyre të vogël, mesatarisht jep 1.000 litër qumësht gjatë një laktacioni, e në kushte diç më të mira edhe deri 2.000 litër, me rreth 4 për qind yndyrë. Aftësitë për majmëri nuk janë të shprehura për shkak të ushqimit të dobët dhe prekocitetit të vonshëm. Viçat i lindi rreth 15 deri në 22 kilogramë.

Në Kosovë mbarështohen dy lloje të kësaj race ajo Ilire e Sharrit dhe e Dukagjinit. Busha ka jetuar dhe jeton edhe sot në kushte të tilla, në të cilat nuk do të jetonte asnjë racë tjetër. Ajo hynë në riprodhim në moshën 2 vjeçare, kurse rritjen e plotë e arrin në moshën 2,5 deri 4 vjeçare./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme