spot_img
HomeBUJKUNjihuni me disa varietete të arrës 

Njihuni me disa varietete të arrës 

spot_img

Kërkesat për kultivimin e arrës po shtohen dita ditës, të shumtë janë ata fermerë që kanë zgjuar interesim për ta mbjellë këtë kulturë pemëtare e cila është shumë profitabile. Vlen të theksohet se arra i përshtatet mirë klimës mesdhetare. Ajo mund të kultivohet deri në lartësinë 1200 m.

Kultivimi i saj shtrihet në hapësirën fitogjeografike veriore deri në 35°C . Arra kultivohet në klimë të ngrohtë dhe të mesme por, ka disa kultivarë që mund të kultivohen dhe në klimë të ftohtë. Shirat e pranverës ndihmojnë përhapjen e bakteriozës (Xanthomonas), të verës, vonojnë pjekjen e frutit dhe dëmtojnë cilësinë e tij.

Arra është një pemë e madhe dhe e lehtë për t’u kujdesur, e cila ka jetëgjatësi. Është një pemë që prodhon mjaftueshëm për një familje sapo të futet në prodhim të plotë.

Prodhimi botëror i arrës arrijnë deri në mbi 1.6 milion ton në vit, ndërsa prodhuesit kryesorë janë Kina, SHBA, Irani, Turqia dhe Ukraina. Kërkesat botërore për arra janë rritur viteve të fundit, për shkak të rritjes së popullsisë, veçanërisht në Azi. Kështu, për shembull, Kina është prodhuesi më i madh 700 mijë ton.

Related image

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse pemët e arrave janë ndër bizneset më fitimprurëse.

Kostoja për mbjelljen e arrave në një sipërfaqe prej një hektari është midis 2000 dhe 2500 euro. Zhvlerësimi fillon vetëm pas disa vitesh, sepse vjelja fillon tek në vitin e katërt pas mbjelljes.

Gjithashtu arra është e vlefshme për shkak të kualitetit të lartë të drurit, por edhe për mundësinë e përdorimit të lëvores, gjetheve të saj si lëndë e parë për industrinë kimike dhe farmaceutike. Arrat janë jashtëzakonisht të dobishme për konsolidimin e tokës dhe për të zvogëluar humbjen e tokës pjellore.

Varietetet më produktive të arraës:

Chandler – Është lloj arre me origjinë nga Amerika e krijuar në Kaliforni. Varieteti Chandler është një ndër varietetet më të mira dhe më i famshëm në botë. Ka vegjetacion te vonshëm, ku vjelja e saj fillon nga fundi i shtatorit e deri në mes të tetorit.

Karakteristik e veçantë është fruti me madhësi të madhe, gëzhojë të hollë dhe ovale si dhe thelb të pastër me cilësi të lartë dhe ngjyrë karakteristike të theksuar.

Ka rendiment më të lartë nga secili varietet tjetër. Frutat arrijnë peshën 10-13 gramë, thelbi arrin peshën nga 6.5-7 gramë, norma e brendshme arrin 49-52 për qind. Polenizohet më së miri me varietet Franquette dhe Frenettom.

Varieteti Chandler ka potencial të lartë të prodhimit në botë deri në 4.5 ton për hektarë dhe me ujitje të lehtë arrijnë deri në 6 ton për hektarë.

Fernie – Frutat e të cilit kanë madhësi të mesme dhe cilësi të lartë të prodhimit. Është një lloj i ri me origjinë nga Franca. Ky lloj varieteti arrijnë të prodhon deri në 3,5 deri në 4 tonë për hektarë.

Franquette – Është arrë tradicionale nga Franca, cilësia e frutave është shumë e mirë në lëvozhg dhe në thelb. Përdoret si polinizator (transferimi i polenit nga lulja mashkull te ajo femen) për varietetin Chandler. Ka potencial të mesëm të prodhimit deri në 2 ton për hektarë.

Varieteti Franquette është kultivar që lulëzon vonë në pranverë, eviton dëmet nga ngricat e hershme dhe sëmundjet. Kërkon temperatura të ulëta për ndërprerjen e qetësisë (1500 orë). Përshtatet në zonat kodrinore-malore. Fruti ka formë të zgjatur dhe të mbyllur.

Fernette – Është një varietet i ri francez që ka të njëjta karakteristika të ngjashme si Fernor (Franquette dhe Lara), i cili është përdorur si polinizator (transferimi i polenit nga lulja mashkull te ajo femen) për varietetin Fernie. Ka potencial të mesëm të prodhimit deri në 3 ton për hektarë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme