spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjë histori e racës së lopëve Simmental

Një histori e racës së lopëve Simmental

spot_img
Raca e lopëve Simmental është njëra ndër racat më të vjetra dhe më të shpërndara nga të gjitha racat tjera në të gjitha kontinentet. Kopeja e parë e kësaj race daton që nga viti 1806 por ka shkrime se edhe me herët është folur për lopën e kuqe dhe të bardhë, në të dhënat kishtare dhe laike pronësore të Zvicrës perëndimore. Këto kafshë të kuqe me të bardhë, ishin shumë të kërkuara për shkak  të zhvillimit dhe rritjes së shpejtë të tyre, prodhim dhe cilësi të shkëlqyer  të qumështit nga i cili prodhohej gjalpë dhe djathë i cilësisë së lartë si dhe sasisë së madhe të mishit me cilësi shumë të lartë.
Që nga origjina e saj në Zvicër, kjo racë është përhapur në të gjitha kontinentet. Sot llogaritët se janë rreth  40 deri  60 milionë krerë të racës Simmental në mbarë botën dhe më shumë se gjysma e tyre janë në Evropë.
Raca Simmental është e njohur nga një shumëllojshmëri e emrave, duke përfshirë “Fleckvieh” në Gjermani, Austri dhe Zvicër, si dhe shumë vende të tjera evropiane “PieRouge”, “Montbeliard”, dhe “Abondance” në Francë si dhe “PezzataRossa” në Itali. Emri Simmental rrjedh nga vendi i origjinës së tyre nga  lugina Simme e Zvicrës. Në gjermanisht, Thal ose Tal do të thotë luginë, pra emri fjalë për fjalë do të thotë “SimmeValley”.

Karakteristikat e racës Simmental ( Fleckvieh)

Raca Simmental në fillim ka qenë një racë me prodhimtari të kombinuar mish – qumësht, që dominante të kjo racë ka qenë mishi, e më pas qumështi me një cilësi të lartë. Kurse sot performancat e kësaj race janë duke u përmirësuar vazhdimisht dhe pothuajse është e vështirë të gjinden kope me prodhimtari të kombinuar mish – qumësht, sepse duke qenë të interesuar ta kenë një lopë simmental me prodhimtari më të lartë të qumështit, shkencëtarët kanë arritur me seleksionim dhe kryqëzim të krijojnë një racë Simmental ku tani prodhimtaria e saj është qumësht – mish.

Karakteristikat më të rëndësishme janë:

Raca Simmental është racë e fortë me kondicion të shkëlqyer

Pesha e gjallë të kjo racë sillet 650- 850 kg

Bënë pjesë në racat me prodhimtari të kombinuar

Raca Simmental shumë lehtë përshtatet në kushte të ndryshme të mbajtjes

Karakterizohet me pjellje të lehta dhe me shtim të madh të viçave  pas lindjes

Kanë probleme shumë të vogla me thundra

Kjo racë vazhdon me përmirësimin e përformancës deri në laktacionin e pestë

Probleme shumë të vogla me mastitis, gjirin shumë të shëndetshëm me

një mesatare të numrit të  qelizave somatike me më pak se 180000 nëpër të gjitha

laktacionët.

Në varësi të menaxhimit, kushteve natyrore dhe të ushqyerit sot ekzistojnë tufa me prodhimtari të qumështit deri në 7000 kg me 4.2% yndyrë, dhe proteina 3.7%

Shtimi ditor të viçat e kësaj race është 1300-1500 gr me një cilësi shumë të mirë të mishit

Është shumë me rëndësi se kjo racë është e përhapur edhe në vendin tonë dhe me lehtësi i përballon kushtet e Kosovës dhe një numër i madh i fermerëve në fermat e tyre përcaktohen për mbarështimin e kësaj race, duke shfrytëzuar potencialin e lartë të qumështit dhe mishit./IADK.org
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme