spot_img
HomeBUJKUNisma e OKB-së në mbështetje të fermerëve shqiptarë që investojnë në prodhimet...

Nisma e OKB-së në mbështetje të fermerëve shqiptarë që investojnë në prodhimet bujqësore vendase

spot_img

FAO ofron mbështetje përmes granteve bujqësore për krijimin e vlerës së shtuar në zinxhirin e vlerës së produkteve bujqësore vendase. Projekti, financuar nga Fondi i Përbashkët i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare, mbështet prodhuesit e vegjël përmes mbështetjes financiare dhe praktikave më të mira ndërkombëtare mbi diversifikimin e të ardhurave rurale, krijimin e zinxhirit të vlerës dhe bashkëpunimit të fermerëve, në promovimin e produkteve autentike përmes qasjes “nga ferma tek turistët”.

Për të siguruar informacione të mëtejshme për fermerët, ekspertët e FAO vizituan gjatë këtyre ditëve Korçën, Malësinë e Madhe dhe Belshin, si pjesë e komuniteteve të zgjedhura dhe pranuara për këtë thirrje, bazuar në rezultatet e një studimi fizibiliteti mbi pronarët e vegjël dhe zhvillimin rural, të kryer më parë nga FAO.

“Fermerët në Shqipëri gjatë dekadave të kaluara janë përballur me fatkeqësi natyrore dhe rënie ekonomike; kjo thirrje është një mundësi e mirë për fermerët për investime në pajisje të reja, modernizimin e prodhimit dhe përpunimin bujqësor, rritjen e kapaciteteve teknologjike në prodhimin dhe mbrojtjen e bimëve, si dhe përmirësimin e kushteve në ferma blegtorale,” u shpreh Katalin Ludvig, specialiste për zhvillimin rural në FAO.

Pajisjet dhe makineritë e reja u shtojnë vlerë produkteve bujqësore lokale, në promovimin e përpunimit të prodhimeve bujqësore, reduktimin e humbjeve pas korrjeve, dhe në përgjithësi në rritjen e cilësisë së prodhimit.

Në mënyrë të veçantë, kjo nismë mbështet aktivitetet kolektive në Korçë për tharjen e mollëve, kumbullave dhe qershive, në Belsh për përpunimin e fruta-perimeve, ullirit, duhanit, qeramikës dhe prodhimit të sapunit. Më tej në Malësinë e Madhe për krijimin e zinxhirit të vlerës të produkteve bujqësore vendore, duke zbatuar kriteret e sigurisë dhe cilësisë.

“Kjo thirrje për aplikim është krijuar me qëllim bashkëpunimin ndërmjet fermerëve, përpunuesve të vegjël dhe pronarëve që operojnë në agroturizëm, në nivel grupi dhe jo si individ, pasi grupet e pranuara duhet të jenë të përbërë nga të paktën 3 anëtarë. Gratë dhe të rinjtë ruralë inkurajohen të marrin pjesë,“ shtoi Ludvig.

Bujqësia në Shqipëri dominohet nga ferma të vogla familjare dhe prodhues të vegjël. Fermerët të tre komunave të përzgjedhura janë duke u përballur me disa kufizime të ndryshme, përfshirë strukturën e tokës së fragmentizuar, aksesit në financë, shërbime këshillimi jo adekuate dhe mungesë të kapaciteteve teknike.

Në plan afatgjatë, FAO ka si qëllim të sigurojë asistencë teknike për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në politikat e ardhshme për mbështetjen dhe zhvillimin e fermave të vogla dhe familjeve fermere lidhur me veprimtaritë e tyre tregtare. Përvoja e kësaj thirrje për aplikime do të stimulojë në zhvillimin rural, si dhe do të testojë përgatitjen e komuniteteve lokale në përthithje të fondeve në dispozicion. Procesi në tërësi do të përmirësojë komunitetet lokale në nivel administrimi, përfshirë shërbimet ekstensioniste, në aplikimet për financime në të ardhmen për zhvillimin rural, dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në Shqipëri./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme