spot_img
HomeBUJKUNikollovski: I ndërmarrim të gjitha masat për mbrojtjen e bletëve dhe zhvillimin...

Nikollovski: I ndërmarrim të gjitha masat për mbrojtjen e bletëve dhe zhvillimin e bletarisë

spot_img

Prej sivjet  për herë të parë edhe vendi ynë është përfshirë në shënimin e Ditës Botërore të Bletës. Me këtë rast, sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski  mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Lidhja e Shoqatave të Bletarëve, të mbështetur nga MBPEU. Në Ditën e sotme Botërore të Bletës, e gjithë bota përkujtohet në rëndësinë e bletëve për mjedisin e jetesës dhe dërgohen mesazhe për mbrojtjen e bletëve.

Nikollovski i shfaqi falënderim të veçantë   Republikës së Sllovenisë dhe Ambasadës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për përpjekjen e tyre dhe nismën deri te Organizata e Kombeve të Bashkuara, që 20 Maji të shpallet Ditë Botërore e Bletës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ishte pjesë e vendeve të cilat e kanë mbështetur këtë nismë dhe aktivisht është përfshirë në politikat për mbrojtjen e bletëve. Vitin e kaluar në Slloveni, kur për herë të parë është shënuar Dita Botërore e Bletës, nënshkruam Deklaratë me të cilën u obliguam  të ndërmarrim masa për mbështetjen dhe mbrojtjen e bletëve dhe  polenizimeve të tjera. Qeveria dhe MBPEU do të japin kontribut të fuqishëm në proceset e ruajtjes së bletëve dhe zhvillimit të këtij sektori, sepse bletaria me të vërtetë është degë e rëndësishme ekonomiko-ushqimore. Sot dërgojmë mesazh se varemi nga bletëve dhe të polenizimeve të tjera. Për këtë, detyrë dhe obligim i e ynë është që çdo ditë të punojmë në mbrojtjen e bletëve, sepse kjo është e rëndësishme  për të ardhmen tonë, për zgjidhjen e problemeve të lidhura me furnizimin global me ushqim dhe për ballafaqim me urinë në botë”, deklaroi Nikollovski.

Bletët, theksojnë nga Ministria, janë nën kërcënim të madh nga efektet e kombinuara të ndryshimeve klimatike,  bujqësia intensive, pesticidet, humbja e diversitetit dhe ndotja. Me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, e ka zhvilluar Kodin ndërkombëtar për menaxhim me pesticidet, që siguron praktika më të mira që mund të ndihmojnë në uljen e ekspozimit të polenizimeve të pesticideve.  RMV si shtet aktivisht përfshihet  në ndërmarrjen e të gjitha masave që do të kontribuojnë për mbrojtjen e bletëve, përmes edukimit veçanërisht  në pjesën e  përdorimit të drejtë të pesticideve.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme