spot_img
HomeBUJKUMoti, fillimi i javës i ftohtë, me erë, reshje shiu dhe bore

Moti, fillimi i javës i ftohtë, me erë, reshje shiu dhe bore

spot_img

10.02.2019 – Vorbulla ciklonike nga Atlantiku verior, që do të depërtojë mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme do të sjellë mot më të ftohtë, erë dhe të reshura, të cilat ditën e hënë do të fillojnë si reshje shiu, e më vonë në mbrëmje, me depërtimin e masave të ftohta ajrore do të shndërrohen në borë.
Masat e ftohta ajrore do të mbesin mbi rajon edhe ditëve në vijim të javës, ndërsa kohëpaskohe priten mundësi për reshje lokale bore.

Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot më dinamik, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat mund të zbresin edhe në të mira.

11.02 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, vende-vende më intenzive. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë.
12.02-13.02 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore.
14.02 – Në mëngjes ngrica dhe kthjellime. Ditën vranësirat do të shtohen.
15.02 – Ftohtë, kryesisht vranët. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet do të zbresin nga +2C në -5C, e maksimalet nga +11C deri në 0C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, të hënën nga jugu 5-11m/s, e më pas nga krahu verior 7-14m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.

No photo description available.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme