spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMishi i gjedhit si lëndë e parë industriale dhe si ushqim për...

Mishi i gjedhit si lëndë e parë industriale dhe si ushqim për njeriun

spot_img

Mishi në kuptim të ngushtë paraqet muskujt e skeletit të gjedhit të therur të cilët përdoren për ushqim nga njeriu. Në kuptim të gjerë, në mish përfshihen, përveç muskujve të skeletit, edhe organet e brendshme (zemra, mushkëritë, etj.). Kurse sa i përket kuptimit komercial, me mish nënkuptojmë partitë e mishit të gjedhit të therur nga i cili largohen, gjaku, lëkura, organet e brendshme, pjesët e poshtme të këmbëve dhe yndyra e deponuar. Mishi i freskët i gjedhit përmban 75% ujë, 11,5% proteina, 2-6% yndyrë, 0.8-1.8 % lëndë minerale dhe rreth 0.5% hidrate të karbonit.

Si prodhim bujqësor blegtoral, mishi i gjedhit e ka arritur rëndësinë me zbutjen e gjedhit, në fillim vetëm për nevojat familjare, e më vonë edhe për treg. Kërkesa për mish të gjedhit veçanërisht është rritur në kohën e industrializimit, si rezultat i rritjes së numrit të banorëve nëpër qytete dhe rritjes së standardit jetësor.

Gjedhi si bazë për prodhimin e mishit

Në vendet që furnizohen me mish nga lopët qumështore dhe të rinjtë e tyre, mishi vjen në treg nga lopët të cilat largohen nga riprodhimi dhe nga të rinjtë të cilët trashen në mënyrë të organizuar. E njëjta procedurë vjen në shprehje edhe në vendet të cilat furnizohen me mish gjedhi nga gjedhet me veti të kombinuara. Mishi i gjedhit që fitohet nga kopetë e veçanta për prodhimtarinë e mishit, paraqet sasinë më të madhe të prodhimit dhe prodhimtarisë. Kjo veprimtari aplikohet në mënyrë të organizuar dhe sipas kategorive të caktuara të gjedheve. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme