spot_img
HomeBUJKUMinistria e Bujqësisë me këshilla për mbjelljet pranverore

Ministria e Bujqësisë me këshilla për mbjelljet pranverore

spot_img
Në fazën e para-përgatitjeve për mbjelljet pranverore, duhet t’i kushtohet rëndësi të madhe analizimit të tokës, në të cilën do të mbillen kulturat pranverore, me qëllim që të rezultohet me prodhimtari të suksesshme.
Prandaj, Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike ju njofton se është koha ideale që të merren mostrat e dheut varësisht nga kulturat që planifikoni të mbillni dhe t’i dërgoni në Institutet kompetente për analizim. Pas analizës do të njoftoheni për gjendjen e tokës suaj dhe do të pranoni rekomandimet profesionale në bazë të rezultateve.
Analiza e dheut bëhet në mënyrë që të testohet niveli i lëndëve ushqyese në tokë dhe të përmirësohet ekuilibri ushqyes i tokës duke shtuar plehra ose duke hequr sasinë e tepërt prej saj.
Ushqyesit parësor në plehra njihen si NPK dhe ato janë Azoti, Fosfori dhe Kaliumi. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese luan një rol të rëndësishëm në bujqësi dhe prodhimin e bimëve.
Për më shumë informata dhe këshilla shtesë, kontaktoni këshilltarin për bujqësi në Qendrën Informative Këshilluese Komunale, ose në zyrën qendrore të shërbimit këshillimor në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rr. “Ukshin Hoti”, Kompleksi “Ramiz Sadiku”, nr. 120 kati III, Prishtinë, ose në tel. 383 (0) 38 200 38426.
Fotografia: Arian Mavriqi
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme