spot_img
HomeBUJKUMinistria e Bujqësisë mbulon 75% të vlerës së primit për sigurimet bujqësore

Ministria e Bujqësisë mbulon 75% të vlerës së primit për sigurimet bujqësore

spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte gjatë vitit 2022 do të mbështesë fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor “indeks”, të cilët kultivojnë kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specave, kumbullës, mjedrës, vishnjës, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe primin e sigurimit tradicional bujqësor për kulturën e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv, si dhe rrushit të verës.

MBPZhR-ja planifikon që Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022 ta aprovojë në fund të muajit mars dhe me qëllim që fermerët të jenë të përgatitur për mënyrat dhe format e përkrahjes në kuadër të skemës së primit të sigurimit bujqësor i njofton të gjithë ata që i plotësojnë kriteret për subvencionim se mund të bëjnë blerjen e polisës së sigurimit bujqësor indeks dhe tradicional. Blerja e këtyre polisave duhet të bëhet sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e produkteve të lartëpërmendura, sipas kushteve specifike të secilit produkt për llojin e sigurimit bujqësor të aprovuar nga MBPZhR-ja dhe sipas njoftimit që iu është bërë Kompanive të Sigurimit, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë shitjen e polisave të sigurimit bujqësor.

MBPZhR-së përmes politikave të duhura bujqësore në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe njoftimeve me kohë për këto skema mbështetëse, synon realizimin sa më efektiv të masave mbështetëse për këtë vit.

Të gjithë fermerët e interesuar për të marrë informata shtesë në këtë drejtim, të kontaktojnë Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve që funksionon në kuadër të MBPZhR-së.

Në këtë link https://fb.watch/bbay1jIauP/ mund të gjeni videon, në të cilën janë përmbledhur disa informata për të gjithë të interesuarit për këtë skemë mbështetëse të MBPZhR-së./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme