spot_img
HomeEKONOMIMinistri Shala në nisjen e 'Javët e Biznesit Kosovar', apelon për konsumim...

Ministri Shala në nisjen e ‘Javët e Biznesit Kosovar’, apelon për konsumim të produkteve vendore

spot_img

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore sa më shumë, në hapjen zyrtare të “Javët e Biznesit Kosovar 2018”.

Shala ka thënë se Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte të Serbisë dhe ka dhënë garancë për bizneset vendore se do t’i mbështesë në çdo kohë.

“Dëshiroj ta përgëzoj  z.Shahini  si organizator kryesor të “Javëve të biznesit kosovar 2018” e vlerësoi lartë organizimin dhe punën e madhe të AKB-së në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore për mbështetjen e bizneseve dhe prodhimit në përgjithësi. Ky projekt tradicional, i cili këtë vit, është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”,  dhe që implementohet nga MTI, respektivisht nga KIESA, e që ka për qëllim të informojë bizneset për politikat zhvillimore qeveritare dhe njëherësh të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala.

Ministri ka thënë se që nga marrja e mandatit e ka vendosur prioritet përkrahjen e prodhuesve vendor.

“Pra, që në fillimi te mandatit kam cekur se prioritetet e MTI-së do jenë përkrahja e vazhdueshme e prodhuesve vendorë dhe joshja e investitorëve të huaj, mbrojtja e konsumatorit,  ngritja e cilësisë se produkteve vendore, zhvillimin e turizmit”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se nuk do të lejojë më shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet.

“Të shfrytëzojmë rastin që kompanitë tona ta përcjellin këtë aktivitet dhe prodhimi jonë të jetë i mundshëm edhe për eksport. Dua t’i garantojë prodhuesit vendorë dhe qytetarët e Kosovës se nuk do lejoj që në Kosovë të futet produkt që shkruan “Kosovo Metohija”.  Konsumoni sa më shumë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme