spot_img
HomeEKONOMIMinistri Shala: Mosnjohja e Kosovës është pengesa më e madhe jo-tarifore në...

Ministri Shala: Mosnjohja e Kosovës është pengesa më e madhe jo-tarifore në CEFTA

spot_img

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë hapjen e “Javës së CEFTA-së 2018”, që po mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 6 dhjetor.

Ministri Shala ka falënderuar të gjitha institucionet duke shtuar se do të përfitojmë nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Tregtisë, Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë, GIZ, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, UNCTAD, Bankës Botërore/ICF, përfaqësuesve të vendeve të CEFTA-së dhe të komunitetit të biznesit.

Shala ka vlerësuar se si objektivë e përgjithshme e politikave ekonomike, Qeveria e Kosovës i kushton rëndësi të madhe krijimit dhe mbajtjes së një ekonomie liberale duke respektuar të gjitha rregullat e OBT.

“Kosova njihet si një nga shtetet kandidate potenciale dhe i është dhënë perspektiva e BE-së nga Këshilli i BE-së. Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në duke rregulluar jo vetëm marrëdhëniet e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe BE-së por edhe duke vendosur parimet e asocimit mes BE-së dhe Kosovës. Kosova ka nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit së bashku me BE-në dhe pesë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është hap i rëndësishëm pozitiv për liberalizimin e tregjeve të transportit dhe implementimin e Direktivave të BE-së duke përfshirë edhe transportin rrugor në një mënyrë jo-diskriminuese”, theksoi ministri Shala./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme