spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMinistri Mustafa në mbështetje të blegtorëve, krahas gjendjes emergjente

Ministri Mustafa në mbështetje të blegtorëve, krahas gjendjes emergjente

spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në programet mbështetëse të këtij viti do të vazhdojë përkrahjen për sektorin e blegtorisë në gjithë vendin. Krahas rritjes së subvencioneve do të rriten edhe investimet në përkrahjen e fermave blegtorale, me qëllim që ky sektor, përkundër vështirësive që mund të ketë gjatë kësaj situate, të dalë sa më i fuqishëm.

Ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, gjatë vizitës së sotme në fermën e blegtorit Ismet Koci, në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës, i cili aktualisht në fermën e tij ka 400 dele dhe 250 qengja, është njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet duke theksuar se “blegtorët tonë do të kenë më shumë përkrahje dhe partneritet nga Ministria që së bashku t’i bëjmë ballë gjendjes emergjente, për të siguruar sa më shumë ushqim cilësor për familjet tona”.

MBPZhR-ja në vazhdimësi po angazhohet për të siguruar edhe furnizimin me ushqim për sektorët e blegtorisë dhe shpezëtarisë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme