spot_img
HomeBUJKUMinistri Çuçi viziton fermën më të madhe të mollëve në Korçë

Ministri Çuçi viziton fermën më të madhe të mollëve në Korçë

spot_img

Bashkimi i rreth 200 fermerëve dhe aplikimi i një teknologjie të re, si dhe subvencionimi me fonde nga qeveria, kanë sjell krijimin e një modeli të suksesshëm ferme në Korçë. “Sweet Farm” kultivon 15 varietete mollësh në një sipërfaqe rreth 20 hektarë tokë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi nga afër këtë sipërmarrje, e cila ka për investitor edhe një shqiptar të kthyer nga Kanadaja.

“Kjo fermë është model edhe për sa i përket organizimit sepse kemi të bëjmë me bashkimin e rreth 200 fermerëve. Është model sepse kemi një kombimin shumë të mirë të njohurive të investitorit që ka ardhur nga Kanadaja dhe të fermerëve. Ky model ka gjetur edhe rrugën e subvencionimit nga shteti shqiptar për ta sofistikuar më shumë të gjithë fermën për sa i përket ruajtjes nga breshëri, por edhe vaditjes me pika. Ky kombinim i shkëlqyer ka sjell një rezultat të shkëlqyer. Është një fermë që nuk qahet për shitjen e prodhimit, por gjithmonë rritet”, tha ministri Çuçi teksa theksoi se ky model duhet të aplikohet edhe nga fermerë të tjerë të vendit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka mbështetur këtë sipërmarrje me fonde në tre skema: mbjellja e 4 hektarëve fidanë, ujitja me pika dhe rrjeta mbrojtëse nga breshëri. Ministri Çuçi shprehu mbështetje të mëtejshme për zgjerimin e fermës në komponentë të tjerë si magazina frigoriferike, një linjë përpunimi për mollët, si dhe shndërrimin e saj në një pikë agroturizmi apo qendër ku mësohet më shumë për pemëtarinë.

Ferma “Sweet Farm” kultivon llojet më të mira të mollëve që shiten në tregun vendas dhe të huaj si “Fuxhi”, “Starking”, “Golden”, “Brina”, “Gala”, “Grand Smith”etj. Një element dallues i tyre është se këto kultivarë nuk kanë nevojë për spërkatje. Subvencioni i dhënë nga MBZHR për këtë fermë është rreth 7.8 milionë lekë të reja.

  

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme