spot_img
HomeBUJKUMënyrat e kultivimit të qepës

Mënyrat e kultivimit të qepës

spot_img

Qepa kultivohet në tri mënyra:

  • Përmes qepujkave
  • Përmes mbjelljes së drejtpërdrejtë të farës në fushë
  • Përmes fidanit

Mënyra e kultivimit të qepës varet nga tradita e përvetësuar prej prodhuesve, nga qëllimi i prodhimtarisë, nga kultivari etj.

Prodhimi i qepës përmes qepujkave

Kjo është mënyra kryesore e prodhimit të qepës në Kosovë. Parakusht kryesor i prodhimit të suksesshëm të qepës përmes qepujkave është cilësia e qepujkave të cilat prodhohen në vitin e parë.

Prodhimi i qepujkave

Për prodhimin e qepujkave duhet zgjedhur toka të lehta ranore me veti të mira fizike dhe të pastruara nga barojat e këqia. Parakulturat më të mira për qepujka janë lakrat, spinaqi, kungullorët etj. Përgatitja e tokës për prodhimin e qepujkave duhet të jetë sa më cilësore.

Në tokat mesatarisht të pasura me materje ushqyese, vlerat orientuese të plehrave minerale në formë të materjeve aktive mund të jenë: 60 – 80 kg N, 50 – 60 kg P2O5 dhe 80 – 100 K2O/ha. Është me rëndësi që gjatë plehërimit të favorizohet formimi i qepujkave relativisht të vogla dhe me përmbajtje sa më të lartë të lëndës së thatë.

Mbjellja e farës duhet bërë sa më herët që të jetë e mundur në pranverë (duke filluar nga fillimi i marsit). Mbjellja e farës bëhet në rende, në distancë 10 – 15 cm. Pas çdo 5 – 10 rendeve lihet një distancë e zbrazët rreth 50 cm, me qëllim që bimëve t’u shërbehet më leht. Gjatë mbjelljes në mënyrë të mekanizuar nevojiten rreth 80 – 100 kg farë/ha.

Në tokat e rënda është e preferueshme që fara të mbillet 1 – 1,5 cm, ndërsa në tokat e lehta deri në 2 cm.

Kultivimi i qepës

Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë me punimin themelor të tokës. Në pranverë, sa më herët që të jetë e mundur fillon përgatitja e tokës për mbjellje. Përgatitja cilësore e tokës është mjaft e rëndësishme për arritjen e bulbave të madhësisë uniforme dhe të padeformuar.

Qarkullimi bimor

Qepa në qarkullimin bimor vie në vendin e dytë, do të thotë pas kulturave që plehërohen me pleh organik, siç është: domatja, speci, lakra etj.

Nga ana tjetër, qepa është parabimë mjaft e përshtatshme për shumë kultura të tjera perimore.

Për shkak të vetive fitoncide (baktericide) ajo ndikon mjaft mirë në dezinfektimin e tokës. Në të njëjtën sipërfaqe nuk është e preferueshme që të mbillet së paku 3 – 4 vite radhazi.

Mbjellja

Mbjellja e qepujkave bëhet në pranverë sa më herët që të mund të përgatitet toka. Në disa rajone të Kosovës është e njohur edhe mbjellja vjeshtore e qepujkave e cila bëhet nga mesi i tetorit. Mbjellja vjeshtore është e rëndësishme sidomos për prodhimin e qepëve të reja të gjelbërta të cilat shfrytëzohen herët në pranverë kur asortimani i perimeve është mjaft i varfër. Për këtë formë të kultivimit përgatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakulturës.

Është e preferueshme që qepujkat të kenë madhësi 1 – 1,5 cm. Distancat e mbjelljes janë 20 – 30 cm ndërmjet rendeve dhe 8 – 10 cm ndrëmjet bimëve në rend.

Sasia e qepujkave për mbjelljen e 1 ha është e ndryshme, varësisht nga madhësia e tyre dhe sillet nga 300 – 1000 kg/ha.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme