spot_img
HomeBUJKUMënyra e largimit të rriqrave

Mënyra e largimit të rriqrave

spot_img

Është e rëndësishme që ta largoni rriqnën nga trupi juaj apo i kafshëve, sapo ta gjeni atë. Megjithëse shumë rriqra mund të mos jenë mbartëse të sëmundjeve, apo vendi i kafshimit (pickimit) të tyre të mos infektohet, sërish duhet që ta trajtoni ç’do pickim prej rriqrave në mënyrë të kujdesshme dhe seriozisht. Largimi i rriqrës i duhet të bëhet i plotë dhe pa u dëmtuar, në mënyrë që t’ju mbrojë ju, apo kafshën nga sëmundje të transmetueshme (nëse rriqra ishte mbartëse) siç është Ethja Hemoragjike e Krime Kongos etj.

Për të larguar rriqnat nga trupi juaj ose i kafshëve:

Mund të përdorni një piskatore ose pincete me majë të hollë. Nëse nuk e keni për momentin një të tillë, mund të përdorni gishtat por kini kujdes; është e këshillueshme që të përdorni doreza ose një pincetë për të mos pasur kontakt të drejtpërdrejtë me rriqrën. Asnjëherë mos e largoni rriqrën duke përdorur thjesht gishtat tuaj.

Kapeni rriqrën sa më afër gojës që të mundeni ( pjesa që është e ngulur në lëkurën e kafshës ose tuajën). Pjesërisht koka dhe trupi i rriqrës është e dukshme me sy.

Mos e kapni rriqrën në pjesën e barkut. Kështu (nëse e shtrydhni) ju aksidentalisht mund ta shtypni dhe lëngje që mund të jenë me infeksion do të dalin prej barkut të rriqrës.

Me kujdes tërhiqe rriqrën lart deri kur të ndjeni se rriqra e ka lëshuar lëkurën ku është fiksuar. Mos e përdridhni rriqrën, pasi kështu mundet që trupi i saj të këputet duke lënë kështu kokën e rriqrës nën lëkurë.

Ju sugjerojmë që ta ruani rriqrën, në një qese apo kuti, për t’ja treguar Mjekut Veteriner ose Doktorit tuaj në rast se rriqrën e gjetët në trupin tuaj dhe filloni dhe nuk ndjeheni mirë. Kështu doktori do të jetë në gjendje të bëjë testimin e rriqrës për sëmundje të ndryshme për të cilat mund të dyshojë.

Shënim: Nëse ju vetë nuk mundet që ta largoni rriqnën, kërkoni ndihmën e dikujt por në asnjë mënyrë mos e lini pa hequr në trupin tuaj, ose të kafshës.

Po ashtu të kihet parasysh se nëse mundeni që të gjeni 1, 2 apo 3 rriqra tek kafshët, sigurisht që ka dhe të tjera prandaj ju këshillojmë që të kërkoni dhe në vendet jo shumë të dukshme siç shihet në figurën e paraqitur tek qeni.

Vendi i pickimit, pastrohet me ujë të bollshëm me sapun. Nëse nuk e keni larguar plotësisht rriqrën (nëse koka është shkëputur nga trupi), atëherë ju duhet një pincetë për të bërë përpjekje që të largohet pjesa e mbetur. Në të gjitha rastet pastroni vendin e pickimit me alkool, lani mirë duart me ujë dhe sapun. Nëse keni dyshime se kafsha nuk ndjehet mirë dhe lëkura ka marrë infeksion. Çojeni tek Mjeku Veteriner për një vizitë dhe trajtimin e duhur. Në disa raste mund të ketë nevoje për antibiotik ( të përgjithshëm ose lokal).

Masa më e mirë që mund të ndërmerrni për evitimin e pickimit të rriqnave ndaj kafshëve janë masat parandaluese. Tek Veterineri juaj do të gjeni produkte të ndryshme që vrasin rriqnat dhe mbrojnë kafshen tuaj nga pickimet e tyre.

Mbani mend se parandalimi është më i mirë se trajtimi!

——-

Përgatiti: MV Egli Ozuni / Gazeta Bujku e boton me leje te veterineret.com

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme