Kohëzgjatja optimale e tharjes së lopës është rreth 60 ditë. Koha më e gjatë e tharjes së lopëve nuk duhet të praktikohet, pasi që lopët lehtë fitojnë mbipeshë. Po ashtu edhe koha me e shkurte se 60 dite nuk rekomandohet sepse lopës i nevojitet kohe për përgatitjen e laktacionit te ri.
Si të bëjmë tharjen e lopës
Lopët në fazën e tharjes duhet të ndahen nga lopët ne mjelje dhe duhet t’ju jepet ushqim me vlerë më të ulet të lëndëve ushqyese në mënyre që të zvogëlohet sa më shpejt prodhimtaria e qumështit. Po ashtu ndërprerja e mjeljeve kohë pas kohe do të ndikojë në zvogëlimin e prodhimit të qumështit.
Tharja e lopëve dhe Mastitët
Lopët të cilat kanë pasur mastit subklinik gjatë laktacionit duhet trajtuar me një terapi të drejtë (antibiotik) menjëherë pas mjeljes se fundit. Këto lopë duhet monitoruar me vëmendje gjatë kohës së tharjes, për tu vërtetuar se gjiri i lopës është i shëndoshë. Duhet të konsultohet veterineri për këshilla.
Ushqimi i lopëve të thara
Rëndësia e të ushqyerit të lopëve në fazën e tharjes është që lopët ta mirëmbajnë kondicionin trupor dhe lopët të mos trashen shumë . Është e rekomandueshme të kemi analizat e ushqimit sa i përket lëndëve ushqyese për përpilim sa me të saktë të racioneve të lopëve ne fazën e tharjes. Gjatë muajit të parë të periudhës së tharjes lopët duhet të ushqehen sipas standardeve të ushqimit për mirëmbajtjen e peshës trupore dhe prodhimin e 2 deri 4 kg qumësht çdo ditë. Gjatë muajit të dytë të fazës së tharjes lopët duhet të ushqehen me ushqim që i plotëson kërkesat energjetike të lopëve për prodhimin e rreth 5 kg qumësht, përveç kësaj të lopët mbarse rritet konsumimi i ujit, kështu që uji i kualitetit të mirë gjithmonë duhet të jetë në dispozicion.
Ushqimet voluminoze të kualitetit të mirë me përmbajtje të ultë energjetike, siç janë kashta e drithërave, sana e barit janë ushqime ideale dhe të përshtatshme për funksionimin normal të rumenit. Këto ushqime duhet të jenë në dispozicion pa ndonjë kufizim që të plotësojnë sasinë e lëndës së thatë. Konsumimi i ushqimeve duhet të kufizohet vetëm nëse ju jepet lopëve ushqime të pasura me energji.
Rekomandohet që në fund të periudhës së tharjes, ushqimet voluminoze të ndryshohen gradualisht me ato ushqime të cilat do të përdoren pas pjelljes së lopës. Rumenit të lopës i duhen rreth dy jave që të përshtatët me ushqimin e ri. Sigurimi i ushqimit në fazën e tranzicionit (faza e tharjes në fazën e laktacionit) është esencial në të ushqyerit e lopëve në fazën e tharjes.
Gjithmonë duhet shmangur ndryshimeve të menjëhershme të racioneve. Shtimi i koncentrateve duhet të bëhet gradualisht për të arritur maksimumin 2 javë pas pjelljes dhe duhet të jetë në përputhje me prodhimin e qumështit.
Mineralet dhe Vitaminat
Plotësimi i racioneve sipas kërkesave me minerale dhe vitamina është esencial për mirëmbajtjen e shëndetit në periudhën e tharjes. Metoda tradicionale për parandalimin e parezës së qumështit në pjellje përfshinë kalciumin e limituar në racion në periudhën e tharjes. Në këtë mënyrë, stimulohet mobilizimi i kalciumit ku përmes kësaj kalciumi është i shfrytëzueshëm nga lopët. Si rezultat lopa është ne gjendje ti përgjigjet kërkesës se lart të kalciumit për fillimin e një lakatacioni të ri. Ne fazën tharjes lopët nuk duhet te ushqehen me jonxhë sepse jonxha është e pasur me kalcium dhe për këtë arsye jonxha nuk duhet te marre pjese ne racionet kur lopët janë ne tharje. Nëse ne këtë faze sasia e kalciumit është me e larte atëherë ekziston rreziku qe pas pjelljes te paraqitet sëmundja e parezës se qumështit
Trajtimi i thundrave ne fazën e tharjes
Kujdesi i këmbeve duhet të kryhet në fund të laktacionit ose në fillim të periudhës së tharjes. Është me rëndësi që gjatë laktacionit të hershem lopët të kenë qëndrim të mirë në këmbë. Çalimet e lopëve pas pjelljes do të qojnë ne prodhim të ultë të qumështit, në humbje të peshës trupore dhe performancë më të ultë riprodhuese.
Çalimet e lopëve ne laktacionin e hershëm, rezultojnë në shfaqjen e zvogëlimit të simptomave të afshit seksual, do të shkaktojnë vonesë në mbarsmëri dhe si rezultat, interval më të gjatë të pjelljes.
Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org