spot_img
HomeBUJKULatifi: Vlera e dëmeve mbi 5 milionë e 200 mijë euro në...

Latifi: Vlera e dëmeve mbi 5 milionë e 200 mijë euro në bujqësi

spot_img

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për dëmet që janë shkaktuar në bujqësi nga të reshurat e atmosferike gjatë stinës së verës në Rahovec.

Latifi ka thënë se vlera e dëmeve vetëm në bujqësi duke mos përfshirë edhe dëmet tjera është mbi 5 milionë e 200 mijë euro.

“Bujqësia sivjet ka qenë e vështirë, pasi ka pas shi e breshër duke krijuar dëme të mëdha. Vlera e dëmeve sivjet është mbi 5 milionë e 200 mijë euro në bujqësi, pa i përfshirë dëmet tjera. Është dërguar një komision dhe është bërë vlerësimi. Është hartuar një raport dhe e kemi dërguar tek zyra e kryeministrit dhe shpresoj që do të bëhet kompensimi i këtyre dëmeve. Ka më pak në treg perime, edhe pse puna ka vazhduar. Ka qenë një verë e vështirë”, ka thënë Latifi.

Sa i përket masave preventiv për të ardhmen që mos të ketë dëme të tilla, ai tha se janë duke implementuar një projekt për të siguruar bujqësinë.
Latifi theksoi se vitin e ardhshëm do të kenë rezultate konkrete nga ky projekt, shkruan Telegrafi.

“Ka filluar procesi i implementimit të projektit i sigurimit në bujqësinë, dhe është hap i mirë i hedhur përpara. Nga viti i ardhshëm do të kemi rezultate konkrete sa i përket këtij qëllimi. Jemi vonuar si Kosovës në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera Latifi. /Telegrafi/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme