spot_img
HomeBUJKULajthia e maleve

Lajthia e maleve

spot_img

Lajthia e rëndomtë ose e maleve (Corylus avellana L), është e përhapur në të gjitha kontinentet e botës. Si prodhuesi më i madh në botë i frutave të lajthisë është Turqia (380.000 t/) me mbi 1/3 e prodhimtarisë botërore.

Lajthia e rëndomtë është në formë shkurre, e cila është shoqëruese në malebungu, ahu etj. Si shkurre lajthia arrin lartësinë deri 6m ka gjethe sa të gjata aq edhe të gjera në formë zemre, me 6-8 palë nervura, ndërsa në anën e poshtme me push. Është bimë anemofile monoike, e cila lulet mashkullore i ka në formë lëvarëseje, të vendosura në degëza njëvjeçare, sikurse edhe ato femërore, por këto femërore janë më të shkurtra me ngjyrë të kuqe dhe të vendosura në formë brushe ndër ato mashkullore.

Te lajthia e rëndomtë është shprehur dukuria e protandrisë d.m.th. lëvarëset më parë fillojnë ta lirojnë pjalmin e më vonë kreza arrin aftësinë ta pranojë pjalmin. Lajthia është pemë që lulëzon në muajin Janar deri në Mars, e varur prej kushteve ekologjike. Te lajthia më parë paraqitet lulëzimi e pastaj gjethet. Frutat piqen si të vetmuara ose nga 2-4 kokrra bashkërisht. Për shumim, me anë të farave, farat duhet të merren prej trupave të shëndoshë që dallohen për rendimente të larta dhe cilësorë. Farat e lajthisë ruajnë mbishmërinë disa vjet. Ato duhet shtratifikuar (shtresuar) në arka me rërë të lagësht dhe të mbahen në temperaturë më të lartë se 0⁰C (2-4⁰C).

Pjekja e farave zgjat 90-120 ditë.

Lajthia e rëndomtë mund të shumohet edhe në mënyrë vegjetative me ndihmën e përpajave horizontale, vertikale, kamëzave të unazuara, shartim etj. Kultivarët e mirë të lajthisë kanë kompatibilitet të mirë me lajthinë e rëndomtë dhe arrijnë si rendimente ashtu edhe cilësi të frutave. Megjithatë, lajthia shumohet shumë rrallë me ndihmën e shartimit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme