spot_img
HomeBUJKUKultura, historiku dhe dobitë e gështenjës

Kultura, historiku dhe dobitë e gështenjës

spot_img

Historiku

Gështenja, është emër që i jepet llojit që e formon bimën nga familja e drurit të ahut dhe lisit (Fagaceae) dhe emri që i jepet pjesës që konsumohet (frutave të tyre) Castanea.  Gështenjën mund ta përshkruajmë si pemë gjetherënëse, ka gjethe në formë shtize të gjata me pjesën e sipërme të mprehtë me dhëmbëza të dendura, frutat me mbështjellës me gjemba të mprehta. Frutat me përmbajtje niseshteje janë një burim i ushqimit për kafshët dhe njerëzit, si dhe druri është i vlefshëm dhe i qëndrueshëm. Në hemisferën veriore, në vendin tonë rritet si një kultivar i pyjeve me trup të gjatë.

Është një lloj i rëndësishëm që për shumë vite Turqia dhe Kaukazi kanë përfituar nga pyjet natyrore apo nga llojet që janë përfshirë në kulturën e tyre. Sot, rëndësia e këtij lloji rrjedh nga fruti, druri, gjethet dhe lulet që kanë përdorim të zakonshëm komercial dhe të brendshëm në të gjithë vendin.

Shpërndarja natyrore e gështenjës në botë është në Azinë Lindore (Kina, Koreja, Japonia), Turqi, Evropë Jugore dhe Amerikë Veriore. Më shumë mund të themi  që gështenja së bashku me llojet vendore në formë pylli është duke u kultivuar në mënyrë natyrale në hemisferën veriore. Më së shumti kultivohet në shtetet si në Kinë. Kore, Japoni dhe shtetet mesdhetare. Ndër vendet tjera të Turqisë që marrin pjesë në zonën mesdhetare, janë: lloji Castanea Sativa Mill (Gështenja Evropiane) është duke u kultivuar në formë natyrale në vendet që përmbajnë kushte lagështie, në zonat e Detit të Zi, Marmara dhe Egje.

Në vendin tonë Gështenja është burimi natyrorë i rinovueshëm i të ardhurave që ka siguruar mbijetesën e komuniteteve ku ajo shtrihet.

Rajoni me shtrirje më të madhe në Kosovë është në shtrirjen gjeografike, Perëndimore të Kosovës  nga:  Zatrat e Pejës, Strellci, Lbusha, Isniqi, Deçani, Hulaj, Pobergja, Vikshi, Juniku e deri në Tropojë, ku përfshin rreth 3000 ha.

Gështenja e këtyre zonave është kultivarë autokton në ekosistemin e saj të shtrirjes rreth Bjeshkëve të Namuna, që shtrihen në lartësi mbidetare nga 500 deri në 800 m, që formojnë një ekosistem me pemë të larta, trungishte me prejardhje nga farat.

Gështenjat mund të kultivohen pa problem në vendin tonë edhe pse janë të ndjeshme, arsyeja që bëhen janë sepse Kosova nuk ka mot të qëndruar të brisht ajo mund të zgjas për pak ditë dhe thuajse 70% e vitit është me diell dhe i thatë me verëra të thata dhe me temperatura 35-47°C, dhe me dimra po ashtu të thatë me temperatura nga -24 deri -16°C si më e ftohta, ndërsa pranvera e lagësht me reshje shiu të cilat vazhdojnë deri në tri javët e para të qershorit me temperatura mesatare 17-31°C maksimalet.

Dobitë e përdorimit të Gështenjës

Pyjet e gështenjave të cilat janë shumë të vlefshme për Turqinë dhe si një bimë që kanë një përdorim të gjerë në shumë sektorë, tradicionalisht përdoren si material bazë pë dru  kurse në përjashtim të kësaj, duke filluar nga fruti dhe mjalti, gjethet dhe lulet mund të përdoren për qëllime të ndryshme.

Ashtu që në kohët e vjetra si burim ushqimi gështenjën e kanë emëruar si “Pemë e Bukës”. Që nga kohët e vjetra e deri në ditët e sotme gështenja si një produkt i rëndësishëm për popullin në Turqi, është i rrezikuar si nga përdorimi i parregullt dhe nga sëmundjet dhe dëmtimet. Prodhimtaria e drurit dhe frutave po zvogëlohen gradualisht. Në Turqi frutat e gështenjave konsumohen si të papjekura, të ziera, të pjekur në zjarr apo në furrë. Përveç kësaj, përdoret si formë mielli apo e tëra  në përgatitjen e ëmbëlsirave. Po ashtu mund t’i shtohet gjellës dhe orizit,  mund të përdoret si alternativë në gjellëra të ndryshme, në byrek, në gjellërat me mish, në supa dhe ëmbëlsira.

Një nga dimensionet e akumulimit kulturor është edhe njohuritë tradicionale të termave të gështenjës dhe përdorimit të saj. Pavarësisht përdorimit të gjerë të gështenjës për qëllime të ndryshme në të gjithë vendin, nuk mund të themi që ka  studime të mjaftueshme për të përcaktuar informacion të mjaftueshme  rreth termave për gështenjën dhe përdorimin e saj. Ky  studim synon të nxjerrë në pah termat tradicionale  rreth kulturave natyrale pyjore  apo kulturave që janë pranuar, frutave, drurit, gjethes dhe luleve të tyre duke u lidhur me dobitë e tyre në kuadër të gjithë vendit.

Llojet e Gështenjave.

  • Gështenja SARЁASHЁLAMA
  • Gështenja OSMANOGLU
  • Gështenja VAKIT
  • Gështenja INEGOL
  • Gështenja KARAMEHMET
  • Gështenja HACËIBISH
  • Gështenja MAHMUTMOLLA
  • Gështenja HACËOMER
  • Gështenja AMERIKANE
  • Gështenja KINEZE
  • Gështenja JAPONEZE
  • Gështenja EVROPIANE

Prodhimi dhe Tregtimi

Prodhimi global i gështenjës është shumë më i vogël sesa prodhimi i  llojeve  të tjera të frutave me lëvozhge të fortë. Përkundër kësaj sidomos pas viteve 1990 prodhimi në njëfarë mënyre është rritur. Në fakt, prodhimi,  në 1961 ishte 594398 ton,  në 1970 ishte 565272 ton, në 1980 472013 ton,  në 1990 484276 ton dhe në vitin 2000 937655 ton. Në vitin 2002 për herë të parë prodhimi arriti në 1 milion ton, kurse në vitin 2010 u arrit një rritje prej 1958547 ton. Brenda 49 viteve nga 1961-2010 na e tërheq vëmendjen rritja prej më shumëse 3 shkallë.

Pavarësisht nga rënia e prodhimit të disa vendeve evropiane, të cilat kanë një të dhënë në periudhat e mëparshme, rritja në prodhimin global është kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit të Kinës. Prodhimi i gështenjës behët kryesisht në vendet brenda zonave të shpërndarjes natyrore të gështenjës. Azia është e para në prodhim dhe 87.5% e prodhimit botëror të gështenjës plotësohet nga ky kontinent. Në këtë kontinent Kina, Koreja Jugore, Turqia dhe Japonia janë prodhues të rëndësishëm. Në prodhim Evropa bashkëngjitët me një pjesëmarrje prej  8.3 %. Prodhuesit kryesorë në këtë kontinent janë vendet të Mesdheut si Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Franca. Amerika me një pjesëmarrje prej %4.2, zë vendin e fundit në prodhim. Shteti më i rëndësishëm i këtij kontinenti është Bolivia. /Gazeta Bujku

—-

Autor: Msc. Besnike Aliaj 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme