spot_img
HomeBUJKUKultivimi i trangullit

Kultivimi i trangullit

spot_img

Trangulli (Cucumis sativus L.) është bimë një vjeçare barishtore që i përket familjes botanike të kungulloreve (Cucurbitaceae), e cila përdoret në të ushqyerit e njeriut. Trangulli konsumohet si perime e freskët dhe si sallatë nga të gjithë popujt dhe të gjitha moshat Në shumë vende të botës trangulli është një nga kulturat perimore me të lashta, ka sistem rrënjor dobët të zhvilluar. Kërcelli është zvarritës i mbuluar tërësisht me qimëza dhe gjembëza.

Gjethet janë pëllëmbore me 5 lobe Lulet janë një seksore. Fryti është rrushk i rremë Farat janë të ndryshme për nga forma, madhësia dhe ngjyra Trangulli është bimë me kërkesa të larta ndaj temperaturës dhe ndriçimit. Farat fillojnë të mbijnë në temperaturë 13 deri në 140C, por temperatura optimale e mbirjes është 25 deri në 300C. Bimët ndërpresin fotosintezën në temperatura mbi 350C, kurse në temperatura mbi 380C bimët ndërpresin rritjen. Bimët ndërpresin gjithashtu rritjen në temperatura më të vogla se 150C.

Bimët bostanore janë subjekt i infeksioneve të ndryshme kur ato ekspozohen në temperatura me të ulëta se 100C. Edhe kërkesat për dritë janë të mëdha. Trangulli është bimë e ditës së shkurtër (më pak se 12 orë).

Kërkesat për ujë janë shumë të mëdha, prandaj përmbajtja e ujit në tokë duhet të rritet nga 60 për qind të kapacitetit ujëmbajtës të tokës në fillim të vegjetacionit, në 80 për qind në fazën e frutifikimit. Trangulli nuk e duron praninë e zgjatur të tepricës së ujit në afërsi të sistemit të tij rrënjor. Në raste të tilla bimët ndërpresin rritjen dhe vyshken.

Trangulli ka kërkesa të larta edhe për lagështi ajrore. Optimale është që kjo të jetë 80 deri në 85 për qind në kushte fushore dhe në kushtet e serave edhe më e lartë.

Trangulli rritet më mirë në toka të pasura, me strukturë dhe të kulluara mirë. Toka të lehta, të thella ranoargjilore dhe të pasuruara rregullisht me plehra organike, janë ideale, sepse toka të tilla lehtësojnë zhvillimin normal të sistemit rrënjor. Tokat e rënda dhe të pakulluara mirë duhet të shmangen nga kultivimi me trangull, ose duhen trajtuar me kujdes për të mos lejuar ngopjen e tyre me ujë.

Trangulli kërkon toka lehtësisht acide, me pH 5.6-6.8. Toka shumë acide krijojnë probleme me asimilimin e disa elementëve ushqyes. Një tokë e përgatitur mirë është esenciale për rritjen normale të trangullit. Punimi i tokës bëhet menjëherë pas shkuljes së parabimës, në thellësinë 30 deri në 35 cm. Pak kohë përpara mbjelljes bëhet punimi i dytë, dhe nëse është nevoja edhe punime të tjera sipërfaqësore.

Përpara punimeve sipërfaqësore, në varësi nga natyra dhe shkalla e infeksioneve të sëmundjeve, apo dëmtuesve në tokë dhe mundësitë konkrete, bëhet dezinfektimi i tokës Në varësi nga drejtimi i prodhimit, sezoni dhe specifikat e mjedisit të kultivimit trangulli mund të mbillet me farë direkt në tokë, me fidanë të zakonshëm dhe me fidanë të shartuar.  Dendësia e mbjelljes së bimëve kushtëzohet nga sezoni i kultivimit dhe tipi i kultivarit.

Kultivarët me vitalitet të lartë zënë më shumë hapësirë se sa ata me rritje të kufizuar. Sidoqoftë këshillohen mbjelljet me 1.5-2 bimë/m2, për kultivarët e frutë gjatë dhe dy deri në tri bimë/m2, për kultivarët e shkurtër. Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në sigurimin e regjimit të përshtatshëm ujoro – ajror në zonën e sistemit rrënjor, plehërimin, sigurimin e mbështetësve, krasitjen etj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme