spot_img
HomeBUJKUKultivimi i pjeprit

Kultivimi i pjeprit

spot_img

Në krahasim me shalqirin pjepri është më pak i përhapur, para së gjithash për shkak të kërkesave mjaft të mëdha të tij ndaj kushteve të ambientit.

Vlera ushqyese e pjeprit është mjaft e lartë. Edhe për pjeprin (sikurse edhe për shalqirin), është karakteristike përmbajtja mjaft e lartë e sheqernave.

Pjepri është bimë një vjeçare e familjes cucubitaceae. Sistemi rrënjor është i ngjashëm me atë të shalqirit, por është më dobët i zhvilluar. Kërcelli është zvarritës, arrinë gjatësinë 3 deri në 4 metra.

Gjethet janë të vendosura në kërcell në mënyrë të këmbyer. Kanë bishta të gjatë pa ndajgjethëza. Lulet formohen në sqetullat e gjetheve. Pjepri është bimë monoike me lule njëseksore.

Kërkesat për temperaturë dhe regjimi i temperaturave në serrë

Pjepri është bimë me kërkesa të larta ndaj temperaturës dhe ndriçimit. Farat fillojnë të mbijnë në temperaturë 13 deri në 140C, por temperatura optimale e mbirjes është 25 deri në 270C. Bimët ndërpresin fotosintezën në temperatura mbi 350C, kurse në temperatura mbi 380C bimët ndërpresin rritjen. Bimët ndërpresin gjithashtu rritjen në temperatura më të vogla se 150C. Ashtu si edhe bimët e tjera bostanore pjepri atakohet shumë nga infeksionet e ndryshme kur ekspozohet në temperatura më të ulëta se 100C.

Pjepri, është gjithashtu shumë i ndjeshëm kundrejt temperaturave të tokës në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimëve.

Kërkesat për dritë 

Kërkesat për dritë janë të mëdha. Kur drita mungon, bimët mbeten të zverdhura, zgjaten dhe preken lehtësisht nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Intensiteti i lartë i ndriçimit është i domosdoshëm për të siguruar intensitet të lartë të fotosintezës dhe për pasojë edhe rendimente të larta. Ndërkohë, intensiteti i lartë i ndriçimit mund të jetë shkaktar i djegieve diellore në frutat që janë duke u rritur, nëse ato ekspozohen menjëherë në diell.

Kërkesat për ujë

Pjepri është shumë kërkues për ujë, prandaj përmbajtja e ujit në tokë duhet të rritet nga 60 për qind të kapacitetit ujëmbajtës të tokës në fillim të vegjetacionit, në 80 për qind në fazën e frutifikimit. Megjithatë, pjepri nuk e duron praninë e zgjatur të tepricës së ujit në afërsi të sistemit të tij rrënjor. Në raste të tilla bimët ndërpresin rritjen dhe vyshken. Efektet negative të tepricës së ujit, amplifikohen nëse shoqërohen edhe me përmbajtje të lartë të kripërave në tokë.

Pjepri ka kërkesa të larta edhe për lagështi ajrore. Optimale është që kjo të jetë 80 deri në 85 për qind në kushte fushore dhe në kushtet e serrave edhe më e lartë.

Kërkesat për tokë dhe elementë ushqyes 

Pjepri rritet më mirë në toka të pasura, me strukturë dhe të kulluara mirë. Toka të lehta, të thella ranoargjilore dhe të pasuruara rregullisht me plehra organike, janë ideale, sepse toka të tilla lehtësojnë zhvillimin normal të sistemit rrënjor. Tokat e rënda dhe të pa kulluara mirë duhet të shmangen nga kultivimi me pjepër. Toka të tilla janë të ftohta dhe shkaktojnë probleme të funksionimit të sistemit rrënjor të bimëve në fillim dhe rritje të bujshme vegjetative më vonë.

Pjepri kërkon toka lehtësisht acide, me pH 5.6-6.8. Toka shumë acide krijojnë probleme me asimilimin e disa elementëve ushqyes.

Përgatitja e tokës

Një tokë e përgatitur mirë është esenciale për rritjen normale të bimëve. Punimi i tokës bëhet menjëherë pas shkuljes së parabimës, në thellësinë 30 deri në 35 cm. Pak kohë përpara mbjelljes bëhet punimi i dytë, dhe nëse është nevoja edhe punime të tjera sipërfaqësore. Masat tjera të përkujdesit janë të ngjashëm me ato që merren të shalqiri. /Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme