spot_img
HomeBUJKUKultivimi i patates

Kultivimi i patates

spot_img

Origjina e patates është nga vendet e Amerikës, si: Peruja, Kili, etj. Në Europë mendohet të ketë ardhur nga Spanjollet pas zbulimit të Amerikës. Sot në botë mbillen rreth 18 milionë ha, nga ku 78 për qind e saj, mbillet në Evropë. Ndërsa në vendin tonë mendohet të ketë ardhur në kohën e Perandorisë Osmane nga shekulli XVIII.

Përllogaritet se në vendin tonë mund të kultivohen mbi 13.000 ha. Përhapje më të gjerë ka në Ultësirën Perëndimore. Fruta e patates përmbajnë; ujë rreth 70- 80%, L.Th. 20- 30%. Nga këto  proteina, 1.4 – 0.3%, amidon 14-22%, celuloze 0.5-1.5%, lëndë minerale 0.8-1.6 % e tjerë. Në një kg patate ndodhen 3.55 njësi ushqimore ose 1/3 e vlerës së bukës. Më i pasur është me vitaminat A,D,H,K. Përmban alkaloidin solanineku më shumë gjendet në zhardhokët e gjelbërt. Me anë të zierjes ajo eliminohet. Në vëndin tonë, patatja ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në tokat malore me klimë të freskët.

Veçoritë dhe kërkesat e patates. bën pjesë në familjen solanaceae dhe sipas klasifikimit botanik ajo ndahet në 3 subspecie: i) Solanum tuberosum (që hahet); ii) Solanum antigenum (e qëndrueshme ndaj nematodave); iii) Solanum dimisun ( e qëndrueshme ndaj sëmundjeve si vrugjeve);

a – në grupin e patateve për ngrënie, zhardhokët përmbajnë rreth 15-18% amidon. Lëkura është e hollë dhe madhësia e kokrrave është mesatare.

b – në grupin e patateve për përpunim industrial, zhardhoket përmbajnë mbi 18 % amidon, 11% alkol, si dhe sasi të larta proteine.

Sipas periudhës bimore nga mbirja e deri në pjekjen tregtare, llojet e patateve klasifikohen ne:

i) të hershme me një periudhe 70 – 90 ditëshe. këtu përfshihen:  Maji ose Biza që është e zëvendësuar. Aderta, Jaerla që të gjitha janë zëvendësuar.

ii) Gjysmë të hershme me një periudhe 90 – 100 ditëshe. këtu përfshihen: Mariela, Astila që janë zëvendësuar.

iii) të mesme 110 – 130 ditë, ku përfshihen: Shqiponja dhe Divjaka që edhe këto janë të zevëndesuar.

iv) të vona mbi 130 ditë. Në këtë grup përfshihen:Duhet theksuar se tani të gjitha këto populacione, ekzistojnë vetëm si forma gjenetike dhe shërbejnë për qëllime seleksionuese.

Bima e patates ka sistem rrënjor të zhvilluar mirë. Ai përbëhet nga rrënjët dhe stollonet. Stollonet zakonisht dalin një muaj pas mbirjes. Nga stollonet formohen zhardhokët, që në temperaturat mbi 18 oC, janë të prirur të ç’orientohen në zhvillim, të degjenerohen dhe frutat të mbeten të vogla. Nëse këto zhardhokë mbillen në vitin e ardhshëm, atëherë shfaqet fenomeni i “fijezimit”. Prandaj gjatë prodhimit të farës ky fakt duhet të kihet parasysh. Zhardhoket për mbjellje në vitin e ardheshëm, duhet të mbillen veten në vendet me klimë të freskët. Zhardhokë të tillë mund të prodhohen vetëm për mbjelljet me destinacion prodhimin veror (sezoni i dytë). Ndërsa në zonat malore këto kërkesa përmbushen, sepse janë të pranishme jo vetëm lagështira ajrore dhe tokësore, por edhe freskia dhe temperaturat mesatare janë nën 180C.

Kërcelli është i zhvilluar mirë dhe për nga lartësia ndahen në 2 grupe: i) të shkurtra me lartësi 50 – 70 cm dhe ii) të gjata me lartësi 70 – 90 cm. Kërcelli zakonisht është me brinjë 8 – 12 mm i trashë. Në çdo nyje të kërcellit dalin gjethet që janë vendosur në mënyrë të këmbyer. Shumica e varieteteve të patates janë me lule dioike të cilat dalin në majë të kërcellit. Lulja ka madhësinë 2,5 – 3 cm me 5 menpetëla dhe 5 petëla me 1 pistil të zhvilluar. Është bimë veteplenuese. Një bimë prodhon 500 – 1000 fara. Bima lulëzon 6 – 7 javë pas mbirjes.

Kërkesat për klimën dhe tokën. Është bimë që don ngrohtësi në të gjitha fazat e zhvillimit dhe ka nevojë për shumë diell. Në toka që nuk teprohet me lagështi, jep fruta të mëdha dhe të shijshem. Nevojat më të mëdha për dritën dhe temperaturën, patatja e kërkon në fazën e frutifikimit dhe të rritjes së kokrrave. Temperatura më e përshtatshme është në vlerat 16 – 20 oC. Në temperaturën 10 oC, ajo e ndalon rritjen. Në – 0,5 oC ajo dëmtohet. Hijezimi në çdo fazë të zhvillimit të bimës, ndikon keq në rritjen  normale të frutave, rendimentin dhe cilësinë e zhardhokëve. Prandaj nuk këshillohet mbjellja në mes rreshtave të bimëve të tjera. Në mungesë të lagështirës në fazën e rritjes së kokrrave, bima për të ruajtur bilancin hidrik në trupin e saj, duke mos i dhënë ujin dhe lëndët ushqimore zhardhokut, por e shfrytëzon për veten e saj.

Patatja kërkon toka të thella dhe të pasura. Më mirë shkon në tokat buzë lumenjve si dhe tokave të reja të hapura rishtas. Në përgjithësi kërkojnë toka të lehta, ranore dhe të pasura me lëndë ushqimore. Për nga reaksioni, toka është mirë të jetë pak acide me ph 5.5 – 6.5.  Parabimë të mira janë bishtajoret për kokërr, si dhe prashitëset, perimet por ato që nuk janë në familjen solanace. Temperaturat me optimale për rritjen dhe zhvillimin e patates është 18 oC. Duke u bazuar në shumën e temperaturave aktive mbi 10 oC, bimët e patates klasifikohen: i) të hershme, të cilat kanë marrë një shumë temperaturash nga 1100 – 1600 oC; ii) të mesmet nga 2000 – 2200 oC, dhe; iii) të vonat nga 2200 – 3000 oC.

Për të prodhuar 1 kg patate, kërkohet që në bimë të qarkullojnë rreth 600 – 650 litra ujë. Dhe faza me kritike për ujë, është në zhardhokëzim. Për 300 kv patate për 1 ha, duhen 4500 m3 ujë. Në toka të ftohta dhe të lagëta kjo lloj bime nuk zhvillohet normalisht. Faza me kritike për lëndë ushqimore është ajo e fillimit të zhardhokëzimit deri në fazën e lulëzimit. Në fazën lulëzimit, bima i ul kërkesat për ujë e lëndë ushqimore dhe dalëngadalë fillon tharja e saj.

Periudha nga mbjellja në mbirje shkon deri në 30 ditë, që varet nga cilësia e dhe shkalla e bulëzimit dhe temperatura që duhet të jetë 16 – 18 oC. Zhardhokët fillojnë të mbijnë në temperaturen 5 – 6 oC. Temperatura optimale e mbirjes është 16 – 24 oC, maksimalja është deri në 30oC. Lagështia ajrore duhet të jetë 60 – 70 %. Periudha e qetësisë pas vjeljes së zhardhokëve është rreth 35 ditë. Fuqia mbirëse mbaron brënda 7 – 8 muajve në kushte normale.

Kultivimi

Përgatitja e tokës bazohet në një plugim të thellë të saj në periudhën e verës ose të vjeshtës, në mbi 30 cm dhe në një plugim të zakonshëm në pranverën e herëshme po të jetë e nevojshme. Frezimet ose diskimet, duhet të bëhen në 4 – 7 ditë para mbjelljes së farës. Plehërat organike dhe ato kimike hidhen  në përgatitjen e folese (oxhakut).

Përgatitja e folesë (oxhakut) Për mbjellje. Pasi bëhet piketimi, bëhet përgatitja e tyre. Gropat hapen në përmasa 20 x 20 cm dhe të thella rreth 10 – 15 cm.  Në fole hidhen sasia e plehrave të përcaktuara sipas skemës së plehërimit, si plehërat organike dhe ato kimike, të cilat përzihen në mënyrë homogjenë me dheun e gropes. Forma e dheut në fole lihet me një majë të lakuar nga sipër, me qëllim që të rrëshqasin ujërat.

Për të prodhuar 10 kv prodhime të freskëta patate, kërkohen 3 kg P2O5, 7.5 Kg K2O, dhe 5.3 kg N2O të shprehura në lëndë aktive. Raporti N:P:K është 1.8 : 1 : 2.5. Kultura e patates reagon mirë ndaj plehut organik dhe sidomos kur përdoret në masën 250 – 300 kv/ha. Për t’u orientuar më mirë me dosat dhe mënyrën e plehërimit të patates sipas llojeve të ndryshme plehrash, duhet të kihet parasysh se për një rendiment me 300 – 400 kv/ha patate duhen:

Për plehun organik,

Në tokë të varfër dhe me përmbajtje humusi deri në 1.5%, duhen të përdoren 400 kv /ha,

Në tokë të mesme dhe me përmbajtje humusi nga 1.5 – 3 %, duhen të përdoren 350 kv /ha,

Në tokë të pasura dhe me përmbajtje humusi mbi 3 %, duhen të përdoren 250 kv /ha.

Plehu organik duhet të hidhet 100 % në grope (fole) Në momentin e përgaditjes së saj.

Për elementin N,

Në tokë të varfër deri në 0.1% N2O, duhet të përdoren rreth 250 kg lëndë aktive për ha, ose 8 kv /ha nitrat amoni.

Në toka të mesme me përmbajtje nga 0.1 – 0.12 % N2O, duhet të përdoren rreth 150 – 200 kg lëndë aktive për ha, ose 5.5 kv /ha nitrat amoni.

Në toka të pasura me përmbajtje mbi 0.16 % N2O, duhet të përdoren rreth 150 kg lëndë aktive për ha, ose 4.5 kv /ha nitrat amoni.

Për plehërim bazë ose shoqërues duhet të jenë plehra ure ose dap, ndërsa në plehërim plotësues, më mirë është të përdoren nitrati i amonit dhe ureja, të shoqëruara menjëherë me prashitje me qëllim që të eleminohen humbjet e azotit. Periudha me kritike ndaj këtij elementi, është në fazën e rritjes vegjetative dhe të asaj të rritjes së frutave.

c – për elementin P2O5,

Në tokë të varfër me përmbajtje deri në 1 mg/100 gr tokë P2O5, duhet të përdoren rreth 120 kg lëndë aktive për ha, ose 8 kv /ha superfosfat.

Në tokë të mesme me përmbajtje deri në 1 -2 mg/100 gr tokë P2O5, duhet të përdoren rreth 80 kg lëndë aktive për ha, ose 5 kv /ha superfosfat.

Në tokë të pasur me përmbajtje mbi 2 mg/100 gr tokë P2O5, duhet të përdoren rreth 60 kg lëndë aktive për ha, ose 4 kv /ha superfosfat.

Këto plehra që zakonisht janë dapi dhe superfosfati, duhet të përdoren në momentin e përgatitjes së oxhaqeve dhe të përzihen mirë me dheun.

për elementin K2O,

Për toka të varfëra deri në 8 mg K2O/100 gr tokë, duhet të përdoren 300 kg lëndë aktive për ha, ose 6 kv /ha Sulfat potasi.

Për toka të mesme nga 8 -15 mg K2O/100 gr tokë, duhet të përdoren 250 kg lëndë aktive për ha, ose 5 kv /ha sulfat potasi dhe në toka të pasura, nuk është nevoja për plehërime, ose mund të bëhet në sasira më të vogla.

Për një rendiment më të lartë së 400 kv/ha, duhet të bëhen kalkulimet e nevojshme, duke  u bazuar në kërkesat e kësaj bimë për 100 kg prodhim, që janë paraqitur tek kërkesat për elementë ushqyes.

Përgatitja e zhardhokëve për mbjellje

Zhardhoket duhet të kenë karakteristika cilësore të përshtatshme sipas varjetetit. Zhardhoket të trajtruar si të kalibruar dhe si të bulezuar, duhet të mbillen në tokë me lagështirë dhe temperaturë optimale për të mbire. Në të kundërt ato do të humbasin fuqiNë mbirëse ose do të mbijnë vonë. Në kushte të përshtatshme, fara duhet të mbije brënda 20 – 30 ditëve.  për çdo ha përdoren deri në 15 – 20 kv/ha fare. Për çdo oxhak vendoset një zhardhok në thellësi 8 – 10 cm në tokë. Një rëndësi të madhe për pegatitjen e zhardhokeve ka kalibrimi dhe bulëzimi.

Kalibrimi. Rendimenti i patates varet nga numër i i kërcejve për ha dhe numri më i përshtatshëm i kërcejve për një si të sipërfaqes është rreth 15 – 20 kërcej për m2. Në rast se parcela është e destinuar për prodhimin e farës, numri i tyre duhet të jetë rreth 15, ndërsa kur janë të destinuara për prodhim për konsum numri i llastareve mund të jetë rreth 20 copë. Për të përdorur rreth 15 kv/ha fare, duhet që diametri më i përshtatshëm i zhardhokëve të jetë rreth 25 – 35 mm dhe me një peshë mesatare rreth 25 gr. Në këto përmasa mund të sigurohen rreth 60.000 zhardhokë për hektar ose rreth 150.000 bimë për ha.

Bulëzimi. Sipas studimeve, vetëm për këtë proces mund të sigurohet një rritje prodhimi në rreth 30 %. Nëpërmjet këtij procesi, shpejtohet mbirja e zhardhokëve dhe përshpejtohet afati i pjekjes. Një rëndësi të veçantë në realizimin e këtij procesi merr shtresimi i zhardhokëve e cila duhet të jetë në rreth 8 – 15 cm. Prania e dritës, temperatura në 16 – 19 oC, si dhe ajrim i mjaftueshëm e ndihmon më së miri këtë proces.

Zhardhoku ka 4 stade zhvillimi: i) Stadi i qetësisë relative, që domethënë së nuk ka zhvillim të filizit; ii) Stadi i zoterimit të filizit të majës, që do të thotë së ka filluar të zhvillohet një filiz i vetëm dhe ai që është në majë të xhardhokut; iii) Stadi i zhvillimit normal të filizave, që do të thotë së ka filluar të zhvillohen mirë rreth 3 – 6 filiza; iv) Stadi i zhvillimit të filizave të holle, që do të thotë së filizat kryesore fillojnë të vishen me filiza më të holle.

Afatet dhe distancat e mbjelljeve. Për të patur një mbirje sa më energjike, duhet që zhardhoku të vendoset në thellësinë 10 cm dhe t’i sigurohet një temperaturë konstante mbi 8 oC. Në kushtet e Ultësirës Perëndimore, afatet më të mira të mbjelljes janë 20 Janari – 10 Shkurt. Ndërsa për mbjellje verore, afati më i mirë është muaji Gusht. Distancat më të rekomanduara janë: 70 x 30 cm, duke siguruar kështu një numër  bimësh rreth 50.000 bime/ha. Mbjellja bëhet në gropat e parapërgatitura si më sipër, duke vendosur nga një zhardhok në 8 – 10 cm thellësi.

Shërbimet agroteknikë. Pas fillimit të mbirjes fillohet me capitjen e sipërfaqes. Më pas vazhdohet prashitjet. Zakonisht i bëhen 2 prashitje në rresht ose 2 e 3 frezime dhe kultivime në mes rreshtave në varësi të infeksioneve nga barërat e këqija dhe gjendjes së shkrifmerisë së tokës. Koha e një prashitje në një tjetër deri në momentin e shtrirjes duhet të jetë afërsisht në 15 ditë.

Ujitja dhe plehërimi plotësues. Si bime lagështi dashese, patates duhet t’i sigurohet një lagështi normale dhe kjo më shumë në fazën e rritjes vegjetative dhe në atë të rritjes së zhardhokëve. Kur lagështia zbret nën 60 – 70 % të aftësisë ujëmbajtëse të tokës, lind nevoja e ujitjeve. Ujitja duhet të ndërpritet rreth 2-3 javë para se të fillojë shkulja e zhardhokëve. Ujitja me pika është ideale, ndërsa ujitja në formë shiu nuk këshillohet, pasi bimët preken nga shumë sëmundje kriptogamike. Plehërimi plotësues do të bëhet sipas dozave të llogaritura më sipër, në dy duar e para në madhësinë e 3 – 4 gjetheve dhe dyta në rritjen masive.

Vjelja dhe ruajtja. Patatet vilen në fazën e pjekjes së plote. Më pas ato futen në hangare të vendosura në arka të ajrosura dhe me lagështi relative të ajrit rreth 60 %. Ato nuk duhet të ndriçohen nga dielli. Temperatura mbahet në 8 – 12 oC. /agri.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme