spot_img
HomeBUJKUKultivimi i mjedrës sjellë përfitime për fermerët

Kultivimi i mjedrës sjellë përfitime për fermerët

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci realizoi një vizitë tek biznesi i fermerit Ekrem Rrahmani në fshatin Tenezhdoll të komunës së Prishtinës, i cili e ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në Kosovë ku edhe po merret me kultivimin e mjedrës komerciale.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Ministri Faton Peci duke parë nga afër frytet e punës së tij, e përgëzoi Rrahmani për punën dhe angazhimin, ndërsa tha se kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe se MBPZhR-ja e ka në fokus të veçantë.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

“Këtë vit, përmes Programit të Pagësave Direkte 2022 e kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12 Euro sa ishte vitin e kaluar, në 0.15 Euro”, tha Ministri Peci.

May be an image of nature

Ai shtoi gjithashtu se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e naftës në vlerë prej 0.36 euro varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore dhe që vlera totale e buxhetuar për këtë kategori është 5 milionë euro.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Aktualisht, Ekrem Rrahmani kultivon kulturën e mjedrës në një sipërfaqe prej 5 hektarësh për të cilat i ka të angazhuar 4 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 30 punëtorë tjerë. Frytet e kësaj pune të palodhshme të Ekrem Rrahmani janë të destinuara kryesisht për eksport./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme