spot_img
HomeBUJKUKultivimi i majdanozit

Kultivimi i majdanozit

spot_img

Tek ne është pak e përhapur dhe kultivohet në sipërfaqe të vogla. Gjethet e majdanozit karakterizohen me arome të veçantë e cila vjen nga një substancë e quajtur “apiol”. Zakonisht konsumohet i freskët por edhe i konservuar.

Është specie barishtore dy vjeçare, ka gjethe tri pendore dhe petale me ngjyrë të verdhë. Në vitin e parë majdanozi formon një rozet gjethorë me gjethe bishtore 2 deri në 3 pendore të cilat mund të mblidhen – kositen disa herë. Rrënja ka formë boshtore. Në vitin e dytë të zhvillimit nga qendra e rozetes dalin kërcejtë lulor të degëzuar me lartësi deri 1 meter të cilët japin bimës formën kaçubore.

Majdanozi është bimë e klimës së ngrohtë por i përballon mirë edhe temperaturat relativisht të ulëta. Temperatura minimale për rritje është 4 deri në 50C, ndërsa ato optimale rreth 200C, kurse në temperaturat të ulëta të vazhduara (5 deri në 70C) shkaktojnë lulëzim të parakohshëm që në vitin e parë dhe dëmtojnë prodhimin.

Kërkesat për ujë janë të larta prandaj është e rëndësishme të sigurohet kushte të mira lagështie gjatë gjithë vegjetacionit. Mund të kultivohen në të gjitha tipet e tokës, por më të preferushmet janë ato toka mesatarisht të lehta, të freskëta, të kulluara, të pasura me lëndë organike dhe me pH 5.6-7.0, nuk pëlqehet toka e rëndë dhe që formon kore.

Kërkesat ndaj elementeve ushqyese nuk janë aq të larta. Rëndësi për prodhime ka plehu organik të jetë i kalbur mirë, dhe të plotësohet me mikroelemente në veçanti me bor.

Sipas përdorimit dallojmë dy lloje majdanozi: a) për prodhim gjethesh dhe b) për frytë rrënjore.

Tek ne kultivohet kryesisht majdanozi për prodhim gjethesh (më rrallë mund të haset edhe majdanozi fryt rrënjor). Përgatitja e tokës ka rëndësi të madhe për kultivim. Përgatitja e tokës për kultivim të majdanozit është e ngjashme me të karotës. Toka duhet të jetë e lëvruar në vjeshtë mundë të mbillet pas çdo kulturë përveç atyre të familjes ombrellore. Punimi i parë bëhet 30-40 cm i thellë.

Punimet e tjera synojnë të krijojnë shtrat të shkrift për mbirje dhe zhvillim normal të bimve dhe luftimin e barojave të këqija.

Prodhimi veror mbillet në pranverë (mars-prill). Prodhimi vjeshtor mbillet ne qershor. Prodhimi dimërorë mbillet në shtator-tetor.

Mbjellja bëhet me makinë precize perimore në rende ose në trak në largësi, rendi prej rendi 30-40 cm, të mbjellët në trak 5-7cm, ndërsa traka prej trake 75cm.

Mbjellja bëhet në thellësi 2cm rreth 4kg/ha, për tipin e farës rrënjore, rreth 93.6 kg/ha, për tipin e farës gjethore.

Majdanozi mbin ngadalë për 2 deri në 3 javë prandaj ka shumë rëndësi që vendi i mbjelljes të mbahet but dhe i freskët deri në mbirjen e plotë.

Vjelja e majdanozit kryhet në një hark kohor mjaft të gjerë. Vjelja mund të bëhet duke këputur me dorë vetëm gjethet më të zhvilluar ose kur bimët kanë arritur lartësinë maksimale ende nuk kanë drunjëzuar kërcellin, pritet (kositet) gjithë pjesa e gjelbër në lartësi 1-2 cm nga sipërfaqja e tokës.

Majdanozi gjate periudhës së vegjetacionit ka mundësi të japë 6 deri në10 kositje. Pas vjeljes behet para ftohja në temperaturë 0 deri 20C, dhe transporti me temp. te ulet 0-50C, për të mënjanuar zverdhjen dhe vyshkjen e gjedheve.

Majdanozi mund të ruhet rreth dy muaj në mjedise me temperature 0-10C dhe lagështi 90 për qind.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme