spot_img
HomeBUJKUKultivimi i jalapenos – specave meksikan në Kosovë

Kultivimi i jalapenos – specave meksikan në Kosovë

spot_img

Jalapeno-t kanë origjinë nga Meksika, saktesisht nga qyteti Xalapa, nga edhe rrjedh emri i tyre. Janë shumë të djegës dhe përdorën në tri forma: të freskët, turrshi si dhe në përgatitjen e soseve të ndryshme.

Zakonisht kanë ngjyrë të gjelbërt kur të vjelen, ndërsa pas vjeljes nëse nuk hyjnë mënjëherë në përpunim ose konsum, marrin ngjyrë të kuqe.

Djegësia e tyre varet nga disa faktor: sasia e diellit, niveli i pH së tokës etj.

Në Kosovë ende nuk mbjellën në sipërfaqe të mëdha. Këtë vit kanë qenë disa parcela eksperimentale, njëra ndër to tek agronomi Alkend Tahirsylaj në Istog. Alkendi e ka përcjellë zhvillimin e tyre që nga mbjellja e farave deri tek vjelja e produktit final.

Farat janë siguruar nga një bashkpunëtor amerikan, ndërsa mbjellja e tyre në modulë është bërë më 13 prill 2017.

Fidanët e përgatitura janë mbjell në fushë të hapur më datë 3 qershor 2017, ndërsa vjeljet e para janë bërë më 18 gusht 2017.

Mesatarisht një fidan i specit jalapeno ka jep rendimet prej 1.400 kg, që është një rendiment shumë i mirë.

Distanca e mbjelljes eshtë bërë në dimensionet 30×30.

Disa nga përfitimet e konsumit të jalapenove:

Ndihmon në humbje e peshës

Është anti-inflamatore

Antikancerogjene

Ndihmon në luftimin e kokëdhembjes

Lufton shtypjen e lartë të gjakut

Parandalon sulmin në zemer

Vepron si antioxidant

Shkruar nga Msc Alkend Tahirsylaj / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme