spot_img
HomeBUJKUBimëKultivimi i Asparagusit

Kultivimi i Asparagusit

spot_img

Asparagusi është kulturë perimore e cila ka jetëgjatësi mbi 20 vite. Duke marrë parasysh që asparagusi është kulturë shumëvjeçare, duhet të i kushtohet rëndësi selektimit të farës, sëmundjeve, ph-së dhe vlerave ushqyese të tokës.

Përgatitja e tokës

Asparagusi mund të kultivohet në disa lloje tokash, por më së shumti i përshtatet toka e cila ka kullim të mirë, që është tokë ranore e cila e mbanë nxehtësinë me shumë. Para mbjelljes, toka duhet të plehërohet mirë, në mënyrë që të jetë e gatshme me materie ushqyese dhe në vitet pasuese të mos ketë nevoja të mëdha për plehërim.

Aciditeti (pH) e tokës

Asparagusi nuk e toleron aciditetin ekstrem, dhe duhet të kultivohet në tokë me pH 5.5-7. Para mbjelljes duhet të bëhen analizat e tokës, që të dihet pH dhe vlerat ushqyese të asaj toke. Në këtë mënyrë do të dijmë me çfarë elementesh ka nevojë që të pasurohet ajo tokë për të qenë e gatshme për mbjellje.

Mbjellja

Asparagusi ka dy mënyra të mbjelljes: më farë dhe më rrënjë.

Për mbjellje të asparagusit duhet të përcillen këtë hapa:

  1. Lëvrimi,
  2. Plehërimi, duke u bazuar në analizat paraprake
  3. Frezimi
  4. Hapja e rëndëve
  5. Mbjellja e fidanëve
  6. Shpërndarja e gypave për sistemin pikë-pikë të ujitjes.

Ujitja

Në 2 vitet e para duhet të bëhet ujitje me e shpeshtë, por më sasi më të vogël të ujit në mënyrë që pjesa e lagur e tokës të mos i kaloj 20cm nga sipërfaqja.

Pas vitit të dytë bimët nuk kërkojnë ujitje të shpeshtë për arsye së rrënjët e tyre shkojnë në thellësi. Duhet të bëhen ujitje të gjata kur numri i ditëve më thatësi arrijnë në 5.

Shkruar nga: Msc. Alkend Tahirsylaj / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme