spot_img
HomeBUJKUKultivarët më popullorë të mollës në botë

Kultivarët më popullorë të mollës në botë [Pjesa e dytë]

spot_img

Nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

…vijon nga shkrimi Kultivarët më popullorë të mollës në botë

Molla Jonagold

Jonagold është një kultivar i mollës i cili u zhvillua në vitin 1953, në Universitetin Cornell të shtetit New York në SHBA dhe është futur në prodhim në vitin 1968. Varieteti është një kryqëzim në mes Golden Delicious dhe Jonathan. Ata formojnë një frut të madh të ëmbël me një lëkurë të hollë. Për shkak të madhësisë së tyre ata tani janë të favorizuar nga kultivuesit komercialë në shumë pjesë të botës.

Jonagold është triploid, me polen sterile dhe si i tillë, kërkon një lloj të dytë të mollës për polenizim dhe është i paaftë të polenizojë kultivarët e tjerë. Molla Jonagold ka një skuqje të lehtë, e cila ndryshon në ngjyrë nga të verdhë të gjelbër në portokalli dhe rozë, në varësi të kushteve dhe temperaturës në të cilën rriten mollët. Lëkura është e mbuluar edhe me njolla dhe me shirita vertikale me ngjyrë të kuqe. Frutat janë të mëdhenj dhe mishi është i freskët, me lëng dhe i butë me ngjyrë të verdhë.

Molla Jonagold ka një përzierje të balancuar të të dy shijeve të prindërve të saj, duke ofruar shijen e ëmbël të athët që gjendet në Jonathan dhe aromën e mjaltit të Golden Delicious. Molla ka një frut të butë dhe të brishtë. Fruti është me lëng dhe aromatik dhe ka një shije të ëmbël.

Molla Jonagold nuk ka kolesterol dhe ofron një sasi të vogël të vitaminave A dhe C, si dhe pektin, një fibër e dobishme, e cila ndikon në reduktimin e nivelit të kolesterolit të trupit dhe metabolizmin e ngadaltë të glukozës në diabetikët. Frutat përmbajnë kalium, që mund të zvogëlojë shanset e një ataku kardiak dhe gjurmë bori që ndikon në forcimin e kockave dhe rritjen e vitalitetin mendor.

Molla Jonagold është në dispozicion që në fillim të vjeshtës. Jonagold kërkon kushte klimatike të buta në të ftohtë dhe nuk janë tolerante ndaj nxehtësisë. Në SHBA ky kultivar nuk ka gjetur përhapje të madhe për shkak të klimës, ndërsa ato janë jashtëzakonisht të suksesshme në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Belgjikë, ku përbëjnë përafërsisht shtatëdhjetë për qind të mollëve dhe e kanë bërë rajonin një nga prodhuesit kryesorë të mollëve në Evropë.

Molla Idared

Idared është një kultivar i mollës nga Idaho, Shtetet e Bashkuara, krijuar në vitin 1942 dhe është një kryqëzim në mes të dy varieteteve të mollës (Jonathan x Wagener). Varietetet karakterizohen nga një ngjyrë jouniforme e lëkurës. Ngjyra e lëvores e kuqe dhe pjesërisht të gjelbër. Frutat kanë formë sferike, pak të shtypur dhe janë me madhësi mesatare deri të mëdha. Tuli është me ngjyrë të bardhë në krem, me konsistencë të fortë, mesatarisht i brishtë dhe me lëng.

Kjo mollë është e njohur për cilësitë e shkëlqyera të gatimit dhe pjekjes. Idareds janë veçanërisht të mira për mollat e pjekura, pasi ato ruajnë formën e tyre kur gatuhen. Ato gjithashtu mund të përdoren për të bërë salcë molle rozë natyrale. Mollët Idared janë një varietet i mrekullueshëm për konservim dhe në kushte të duhura, të thata, mund të qëndrojnë për disa muaj. Për këto arsye, është shumë e përshtatshme për konsum të freskët, për të bërë salcat e mollës, byrekë me mollë dhe ëmbëlsira. Ajo përdoret dhe për tharje (Oshafe).

Image result for Idared

Molla Idared vilet në fund të shtatorit deri në mes të tetorit. Mbetet e fortë dhe e qëndrueshme deri në fund të janarit dhe në mars dhe madje mund të zgjasë deri në qershor me ruajtjen e duhur. Molla Idared është e jashtëzakonshme për rujatjen e cilësive të saj. Ajo ka një shije të këndshme të butë, një aromë të padiskutueshme të mollës. Molla kërkon toka argjilo-ranore, me lagështi por të drenazhuara dhe me reaksion neutral.

Molla Kiku

Molla Kiku konsiderohet që të jetë aktualisht molla më e ëmbël në botë. Ëmbëlsia e mollës matet me shkallën Brix. Ndërsa shumica e kultivarëve të mollëve e kanë Brix prej 12 deri 14%, mollët e Kikut e kanë këtë shkallë më të lartë, që shkon 16 deri në 17%. Kiku konsiderohet si një mutacion natyror i kultivarit Fuji, por ndryshon kryesisht në pamjen dhe madhësinë e frutit prej tij. Ai është krijuar në Japoni dhe emri Kiku është japonisht për “Krizantemën”.

Molla Kiku u zbulua në vitin 1990 nga Louis Braun, një prodhues italian i mollës që i gjeti ato në rritje në një pemishte japoneze mollësh Fuji dhe filloi ta rritë atë në Itali. Kiku i ëmbël u prezantua në tregun amerikan në vitin 2010. Lindur në Japoni dhe rritur në Itali, Kiku është një nga mollët më të reja që, deri vitet e fundit nuk njihej fare, dhe në vitin 2017, tregëtimi i tij është rritur në mënyrë dramatike.

Image result for apple Kiku

Mollët Kiku janë të njohur për ëmbëlsinë e tyre. Në një profil të athët në të ëmbël në aspektin e shijes, mollët Kiku janë një nga mollat më të ëmbla që janë në dispozicion sot. Ata janë të brishtë dhe të lëngshëm me një mish të fortë, si prindi i tij molla Fuji.

Mollët Kiku janë të mëdha dhe mund të rriten deri në 12.5 cm në diametër. Këto mollë janë të kuqe rubin me shirita të lehta me ngjyrë, të ngjashme me një mollë Gala. Mollë Kiku janë në dispozicion gati gjatë gjithë vitit, nga mesi i vjeshtës deri në fund të verës. Ajo qëndron mirë gjatë konservimit deri në 3 muaj pas vjeljes.

Molla Kiku konsumohet i freskët, ose duke shtuar feta në sallata ose në një sanduiç djathi të pjekur në skarë. Ajo mund të konsumohet edhe me gjalpë kikiriku si një rostiçeri. Mollë e freskët mund të përdoret për byrek ose kek dhe ajo qëndron mirë gjatë gatimit. / Gazeta Agrobiznesi KASH / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme