spot_img
HomeBUJKUKryetari i Rahovecit takohet me ministrin e Bujqësisë, diskutojnë për problemet e...

Kryetari i Rahovecit takohet me ministrin e Bujqësisë, diskutojnë për problemet e fermerëve

spot_img

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është takuar sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Gjatë këtij takimi është diskutuar për tema konkrete që lidhen me komunën, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec.

Postimi i plotë:

Bashkë me drejtorin e DBPZHR-së z. Berat Duraku, sot, takuam ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Me ministrin e BPZHR-së, diskutuam për tema konkrete që lidhen me komunën tonë, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec, si sektori kryesor në komunën tonë.

Nga z. Peci kërkova që me ngulm dhe seriozitet të duhur t’ju jepet zgjidhje sa më shpejtë  problemeve emergjente, si:

*Pagesat direkte – subvencionet për vitin 2020, afati se kur do të përfundojnë pagesat;

*Hapja e thirrjes për aplikim për pagesa direkte për vitin 2021 – kur planifikohet hapja;

*Skema e granteve (Rezultatet e thirrjes për aplikimet nga data: 15.01.2021-01.03.2021, kontratat për përfituesit e vitit 2020 dhe pagesat pas implementimit të projekteve;

*Kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë gjatë muajit janar 2021;

*Mbështetje financiare për realizimin e projekteve kapitale si: rrugë fushore, kanale të kullimit, zgjerim të sistemit të ujitjes si dhe për ndërtimin e sistemit anti-breshër.

Komasacioni poashtu, është një problem që kërkon zgjidhje. Njëashtu me ministrin diskutuam edhe për gripin e shpezëve të shfaqur këtyre ditëve. Edhe rritja e subvencioneve është kërkesë kryesore të cilën e kemi kërkuar në vazhdimësi.

Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria ose donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Nga ministri Peci kërkova investime në projekte për bujqësinë në Rahovec, si dhe i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme