spot_img
HomeBUJKUKrifca: Universiteti Bujqësor i Tiranës, bashkëpunëtor i vyer

Krifca: Universiteti Bujqësor i Tiranës, bashkëpunëtor i vyer

spot_img

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) shënoi sot 70-vjetorin e themelimit të tij.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë një vizite në këtë kuadër pranë UBT-së shprehu mirënjohjen për gjithë gjeneratën e profesorëve dhe akademikëve të diplomuar ndër breza.

“Unë e di se nuk është e lehtë të zgjedhësh këtë sektor. Duhet të kesh një thirrje të brendshme e ta duash shumë. Ka ende shumë që e duan. Janë diplomuar gjenerata profesorësh e akademikësh të nderuar të bujqësisë, të cilët me kontributin e tyre kanë bërë të mundur që ky universitet të renditet ndër më të mirët”, tha Krifca.

Për ministren Krifca, UBT është një një bashkëpunëtor i vyer në fushën e bujqësisë e jo vetëm, e si i tillë mbetet në vëmendjen e politikave qeverisëse.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës është në vëmendje dhe interes të drejtpërdrejtë të politikave qeverisëse, për kontributin e tij në fusha me interes të gjerë publik duke ofruar produktin shkencor, ekspertizë dhe kontribut profesional në procesin e negociatave për kapitujt e Bujqësisë dhe Mjedisit duke plotësuar standardet dhe detyrimet që shoqërojnë procesin e anëtarësimit të vendit në BE”, tha ajo.

Ministrja iu bëri thirrje pedagogëve që të jenë më proaktiv edhe në dialogun publik.

“Kemi nevojë që edhe ju pedagogë, të tregoni me veprime konkrete rolin tuaj. Të keni një rol më proaktiv në hapësirën publike dhe të mbroni dijen. Ne besojmë tek ju, ekspertiza shkencore dhe argumentet shterues”, apeloi ministrja.

Ministrja Krifca përcolli edhe mesazhin e urimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Skoci.

“70 vjet janë shumë për një njeri, por jo për një Universitet dhe aq më pak për Universitetin tuaj, i cili në 70-vjetorin e vet është në një farë mënyre ende në rininë e tij të hershme për mënyrën se si ka rrjedhur historia e tij. Sot, kemi plot arsye të jemi më optimist se dje. Mjafton të mos harrojmë se ku e nisëm për të vazhduar me kurajo përpara së bashku, ku respekti për përpjekjet tuaja dhe ndihma jonë me gjithçka mundemi nuk do të mungojë asnjëherë. Gëzuar, shëndet dhe sukses!”

Në kuadër edhe të kësaj dite, u mbajt edhe Konferenca Ndërkombëtare për Bujqësinë dhe Shkencën e jetës në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE./ATSH

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme