spot_img
HomeBUJKUKosova me vetëm 259 729 krerë gjedhe

Kosova me vetëm 259 729 krerë gjedhe

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2017.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 416 072.33 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët).

Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.5për qind; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.9 për qind, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.3për qind, dhe kopshtet me 0.3për qind.

Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (186 954.16 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 120 746.28 ha (64.6 për qind); bimë foragjere me 35 998.79 ha (19.3për qind); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 698.75 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 499.76 ha (4.5për qind); patate 4 290.29 ha (2.3për qind); bishtajore 3 559.50 ha (1.9për qind); bimë industriale 450.45 ha (0.2për qind); kultura të tjera 2 333.11 ha (1.2për qind) dhe tokë djerrinë 11 075.99 ha (5.9 për qind).

Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 32 294.10 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide është 115 543.24 ha.

Sipas rezultateve të AEB 2017, numri i gjedheve është 259 729 krerë; i deleve është 182 278 krerë; i dhive është 28 410 krerë; i derrave është 41 086 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 2 326 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2 811 385 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 163 717.

Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2017 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme