spot_img
HomeBUJKUKomuna e Skenderajt në bashkëpunim me CARITAS-in ndajnë e grante për fermerë

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me CARITAS-in ndajnë e grante për fermerë

spot_img

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim përfaqësuesen  e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën ka nënshkruar  një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.

Me këtë rast Kryetari Jashari u shpreh falënderues ndaj Caritas-it Zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë në komunën e Skenderajt, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Kryetari Jashari tutje ka thënë se si Komunë kanë investuar si asnjëherë me parë në bujqësi dhe për çdo vit kanë rritur buxhetin për grante, duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2019 kanë investuar mbi  150 mijë euro në bujqësi.

“Me këtë Memorandum të Bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro”, ka deklaruar Kryetari Jashari.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e CARITAS-it Zviceran, Vera Haag Arbenz, ka deklaruar se e mirëpresin nënshkrimin e memorandumit me të cilin së bashku me komunën e Skenderajt sipas saj do të përkrahen fermerët që kultivojnë frutat malore, bimët mjekësore dhe prodhimin e mjaltit.

Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme