spot_img
HomeBUJKUKërkesat e pemëve frutore për klimë dhe tokë

Kërkesat e pemëve frutore për klimë dhe tokë

spot_img

Gjate zhvillimit historik pemët e ndryshme frutore janë formuar në kushte të ndryshme klimatiko-tokësore dhe mbi atë baze kanë edhe kërkesa të ndryshme për faktorët ekologjike. Sa me mire të përputhen kushtet ekologjike, të kultivimit me vete kërkesat e bimës, aq me normalisht do të rritet dhe do të zhvillohet bima dhe rezultatet e prodhimit do të jene me të mira.

Kështu, p.sh., pjeshkat në toka të thata e pa ujitje vegjetojnë, por mbeten të vogla, prodhojnë pak dhe me cilësi të dobët, pasi nuk plotësojnë si duhet kërkesat për ujë. Si faktorët klimatike, ashtu edhe faktorët tokësore ndryshojnë jo vetëm në zona të mëdha, por edhe në zona të vogla, madje edhe brenda territorit të një ekonomie bujqësore. Kur mbillen pemëtore të mëdha, edhe vete blloku behet faktor për të ndryshuar ndikimin e treguesve klimatike.

Kështu, në brendësi të bllokut pemët janë në kushte me të mira të lagështirës ajrore, kurse pemët e mbjella në periferi janë me të ekspozuara nga era, me të ajrosura dhe me ndriçim me të mire. Faktorët klimatike ndryshojnë treguesit e tyre si gjate stinëve të vitit ashtu edhe brenda njëzet e katër orëve.

Po ashtu edhe kërkesat e pemëve për këta faktorë janë të ndryshme në varësi të moshës, fenofazave dhe gjate njëzetekatër orëve. Organe të veçanta të pemës kanë kërkesa të ndryshme për faktorët klimatike.

Kështu, sythat frutore dëmtohen me shpejt nga temperaturat e ulëta gjate dimrit sesa sythat vegjetative. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme