spot_img
HomeBUJKUKërkesa globale bujqësore do të jetë e dobët në 10 vitet e...

Kërkesa globale bujqësore do të jetë e dobët në 10 vitet e ardhshme

spot_img

Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (OECD) dhe Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së (FAO) publikuan dje në Paris raportin vjetor. Në këtë raport u parashikua zhvillimi bujqësor botëror në 10 vitet e ardhshme.

Raporti me titullin “Perspektiva e Zhvillimit Bujqësor 2018-2027” u hartua së bashku nga OECD-ja dhe FAO.

Sipas këtij raporti, shumica e produkteve bujqësore botërore do të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Në vitin 2017, vëllimi i shumicës së drithërave, të mishit, të produkteve të qumështit dhe të detit arriti në nivel rekord, nëdrsa rezervat e drithërave shënuan nivelin më të lartë historik.

Sa i përket çmimeve botërore të bujqësisë për dekadën e ardhshme, raporti thekson se çmimi i produkteve kryesore bujqësore do të mbetet i ulët, pasi rritja e kërkesës globale bujqësore dhe ushqimore do të jetë e dobët dhe produktiviteti i sektorit bujqësor do të vazhdojë të rritet.

Ekzistojnë tri arsye për ngadalësimin e kërkesës bujqësore dhe ushqimore: rritja e ngadaltë e kërkesës në ekonomitë në zhvillim, arritja e cakut e konsumit të ushqimit për person dhe rënia e metejshme e rritjes së popullsisë globale. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme