spot_img
HomeBUJKUKajsia

Kajsia

spot_img

Historiku dhe përhapja

(Prunus armeniaca, P. vulgaris L.) ose Armeniaca vulgaris Mill.) 

Prejardhja e kajsisë konsiderohet Azia juglindore. Sot ajo kultivohet në zonën Eukrate të dy hemisferave sidomos në vendet me klimë të moderuar.

Vlerat e kajsisë

Frutat kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 6-10% sheqerna (të thata deri 60%), lëndë të thatë 12-18%, vitaminë C 12- 20%, acide organike 0.8-1.5%, lëndë aromatike, pektinë 0.6-1%, albumin 0.6-1%, vitamina të tjera (sidomos vitaminë A) dhe kripëra minerale të K, P, Ca etj. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara si komposto, lëngje e reçelra. Farat përdoren për ekstraktim vaji dhe esencash si dhe përmbajnë 25-30% proteina, 55% vaj dhe 3% kripëra minerale.

Klasifikimi botanik

Kajsia bën pjesë në familjen trëndafilore (Rosaceae), në gjininë Prunus ose Armeniaka me 2n=16 kromozome dhe nga 7 speciet që njihen më e rëndësishmja është A.vulgaris (kajsia e butë) që ndryshe quhet zerdeli, shefteli etj.

Kushtet ekologjike për kultivimin e kajsisë

Kajsia preferon klimë të butë me temperaturë minimale që nuk shkon nën – 25⁰C në dimër dhe maksimale deri 35⁰C në verë. Kajsia zhvillohet mirë në zonat ku nuk ka ngrica në pranverën e hershme pasi pema lulëzon herët dhe ekziston rreziku i dëmtimit të luleve dhe i prodhimit. Gonxhet dëmtohen në -5.5⁰C, ndërsa lulet në -2.2⁰C dhe frutat e porsalidhur në -1.5⁰C.

Kajsia renditet pas bajames për rezistencën ndaj thatësisë. Si pemë i duron temperaturave të ulëta deri -25⁰C gjatë periudhës së qetësisë biologjike dhe kërkon verë të nxehtë 30⁰C për të prodhuar fruta të cilësisë së lartë.

Kajsia ka nevojë për temperatura të ulëta gjatë dimrit për ndërprerjen e qetësisë relative rreth 300-600 orë nën 7.5⁰C. Kajsia nuk duhet të kultivohet në zona të lagështa pasi është e ndjeshme ndaj monilias. Kajsia kultivohet mirë në toka të thella, jo të rënda, të pasura e të ajrosura të cilat ndikojnë në cilësinë e frutave dhe jetëgjatësinë e pemës. /Gazeta Bujku /

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme