spot_img
HomeBUJKUIADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunat

IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunat

spot_img

Me qëllim të përkrahjes me grante dhe ngritjes së aftësimit profesional për të rinjët, fermerët, gratë dhe studentët, IADK ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarët e Komunave: Vushtrri, Shtime, Viti dhe Kamenicë.

Mbështetja e grupeve të lartcekura do të bëhet në kuadër të zbatimit të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2020-2022) i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania, dhe i bashkëfinancuar edhe nga komunat nënshkruese të këtyre marrëveshjeve.

Gjatë zbatimit të projektit do të krijohen kushte për përfituesit që përmes aktiviteteve bujqësore apo biznesore, të gjenerojnë të hyra të cilat përmirsojn gjendjen socio-ekonomike të popullatës, sidomos në zonat rurale të Kosovës, ku do të ketë shtrirje projekti.

IADK është falenderuar nga kryetarët e komunave për mbështetjen e dhënë për fermerët, dhe kanë shprehur ga-dishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe bashkëfinancuar projektet të cilat kanë ndikim në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e mirqenies së popullates në zonat rurale.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme