spot_img
HomeBUJKUBlegtoriIADK dhe Komuna e Ferizajt shpërndajnë makina mjelëse

IADK dhe Komuna e Ferizajt shpërndajnë makina mjelëse

spot_img

IADK po vazhdon me kompletimin e grantit për pesë përfituesit nga komuna e Ferizajt, pas shpërndarjes së laktofrizave dhe bidonave për ruajtjen e qumështit më datën 23.04.2019 u realizua edhe shpërndarja e makinave mjelëse për secilin përfitues dhe me këtë u kompletuar granti i cili do të ndikojë në cilësinë e qumështit dhe do të lehtësoj punët e përditshme në fermë.

Këto grante janë mundësuar nga projekti “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania, dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajt.

Për të gjithë përfituesit do të realizohen edhe nga 5 këshillime dhe trajnime shtesë varësisht nevojave të fermerëve dhe kapacitetet e tyre prodhuese. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme