spot_img
HomeEKONOMIHyn në fuqi vendimi për produktet në treg që duhet të kenë...

Hyn në fuqi vendimi për produktet në treg që duhet të kenë afër flamurin e shtetit ku prodhohen

spot_img

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga sot ka hyr në fuqi Udhëzimi Administrativ, që sipas të cilit, të gjitha produktet në treg duhet të kenë afër flamurin e shtetit ku prodhohen.

Ai ka thënë se secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen.

Postimi i plotë:

Nga sot ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ të cilin e kam nënshkruar para disa ditësh në lidhje me përdorimin e flamujve afër çmimit të secilit produkt që shitet në tregun e Republikës së Kosovës.

Flamuri duhet të jetë i vendosur në anën e majtë, afër çmimit të produktit, në madhësi të çmimit, por jo më i vogël se 4 cm me 2cm.

Ftoj të gjithë shitësit që ta respektojnë këtë udhëzim dhe të jenë bashkëpunues, sepse ky është edhe një hap në vetëdijesimin e konsumatorit, për mënyrën e blerjes së produkteve në tregun e Kosovës.

Tashmë secili konsumator dhe qytetar i Kosovës do ta dinë saktë se produktin e cilit vend do ta blen. Ne po punojmë çdo ditë që të rrisim prodhimin vendor, të përmirësojmë cilësinë e prodhimit vendor, prandaj ky është edhe një hap tutje për inkurajimin e qytetarëve të Kosovës që të konsumojnë sa më shumë prodhime vendore./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme