spot_img
HomeLAJMET E FUNDITGjilan, të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit, kujdes bletët

Gjilan, të hënën nis faza e dytë e dezinsektimit, kujdes bletët

spot_img

Të hënën, më 15 korrik, nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor në Gjilan, që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth.

Dezinsektmi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme