spot_img
HomeBUJKUGështenja

Gështenja

spot_img

(Castanea sativa)

Historiku dhe përhapja

Origjina e gështenjës konsiderohet zona e Evropës Mesdhetare. Tek ne njihet qysh në kohëra të lashta në trojet Ilire e Dardane.

Fruti i gështenjës ka vlera të larta ushqyese pasi përmban, 8 % yndyra, 10 -12% proteina, 25% amidon, 2.5% celulozë, 2.83% kripëra minerale dhe vitamina sidomos vitaminën C.

Gështenja konsumohet si frutë i thatë, i zierë, i gatuar, i pjekur dhe përdoret për industrinë ushqimore. Thelbi zë 80-85% të frutit dhe në gjendje të thatë përmban amidon dhe sheqer respektivisht në masën 40 dhe 30%. Druri i gështenjës është shumë i përdorshëm për ndërtim, voza, varka, sisteme mbështetjeje në pemëtore sepse nuk kalbet lehtë pasi ka përmbajtje të lartë tanine.

Klasifikimi botanik

Gështenja bën pjesë në familjen Cupulifereae, në gjininë dhe specien C.sativa me 2n =24 kromozome.

Përshkrimi i pemës dhe veçoritë biologjike

Pema e gështenjës është shumë e zhvilluar, me lartësi që arrin 30-35m, me trung dhe degë të trasha e të fuqishme.

Lulet e gështenjës dalin mbi lastarë të rinj pranverorë në të gjitha pjesët e kurorës. Disa nga lulet janë njëseksore (mashkull) dhe disa janë dyseksore. Lulet mashkullore janë të vendosura në majë të lulesës dhe ato femërore në pjesën e poshtme. Lulet mashkullore janë me ngjyrë të bardhë e nuanca të verdha. Lulet femërore dalin 2-4 bashkë në formë korimbi. Pjalmimi i luleve tek gështenja kryhet me anë të erës (anemofile) dhe nga kandrat (entomofile).

Fruti i gështenjës është aken, i rrethuar me një perikarp lëkuror të gjelbër e me gjemba, që në kohën e pjekjes hapet në 4 pjesë. Në brendësi të tij ndodhen 2-4 fruta me ngjyrë kafe të errët të ndritshme.

Frutifikimi i gështenjës fillon në vitin e 3-5- të dhe prodhon rregullisht për shumë vite. Gështenja është drufrutor shumë jetëgjatë që mund ti kalojë 500 vjetët. Rendimenti i gështenjës mund të arrijë 200 deri 300 kg/pemë në varësi të kultivarit, agroteknikës, tokës, klimës, etj.

Gështenja është bimë e zonës kontinentale dhe kultivohet në zona të freskëta si Tropojë, Kukës, Dibër, Pogradec, etj. Pema duron temperatura të ulëta, dhe thatësirën, por ka nevojë për lagështi ajrore.

Gështenja kultivohet dhe prodhon në toka subargjilore, kodrino-malore, pjellore, me lagështi të mjaftueshme dhe të kulluara, por edhe në toka të thata e acide. Zonat ku rritet fieri janë tipike të gështenjës.

Shtimi i gështenjës

Shtimi i gështenjës bëhet me kamza dhe me shartim me kalem nën lëkurë ose me syth.

Kultivarët e gështenjës: janë të shumtë dhe në vendin tonë kanë marrë emrin e zonave të kultivimit, si: Tropojane, Shën Maria, Kukësi, Erbeli i Dibrës, Zervaska e Pogradecit, Iballa e Pukës, Zalldajti i Tiranës, etj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme