spot_img
HomeKuzhinëËmbëlsirë me molla

Ëmbëlsirë me molla

spot_img

Përbërësit: 

4 vezë

6 lugë sheqer

1 sheqer vanilje

1 gotë e madhe kos

1 gotë e çajit vaj

3 gota miell

1 pluhur për pjekurinë

Përgatitja:

Përziejmë përbërësit me tel kuzhine dhe gjysmën e brumit e hedhim në tepsinë e lyer me vaj dhe e pjekim në furrën e nxehur më parë për 10 minuta në 200 grad. Pastaj e largojmë nga furra dhe sipër e hedhim masën e përgatitur më parë me molla dhe gjysmën e brumit tjetër dhe e pjekim prapë edhe 20 minuta.

Dekorojmë me sheqer pluhur.

Receta për shtresën me molla

8 molla

Lëngun e një portokalli dhe lëvoren. (imtësojmë në rende).

6 lugë sheqer

1 lugë kanellë.

Imtësojmë në rende mollët dhe i vendosim për zierje po ashtu shtojmë lëngun e portokallit dhe lëvoren të prera në rende, shtojmë sheqerin dhe në temperaturë të ulët e ziejmë për disa minuta. Në fund hedhim 1 lugë të mesme kanellë. Ju bëftë mirë nëse e provoni!

Përgatiti: Albina Alija / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme