spot_img
HomeKuzhinëËmbëlsirë e shëndetshme për menynë tuaj

Ëmbëlsirë e shëndetshme për menynë tuaj

spot_img

Për t’i zëvendësuar ëmbëlsirat me sheqer dhe yndyrë të cilat nuk janë një ide e mirë për shëndetin e përgjithshëm, ju mundë të përgatitni një ëmbëlsirë e cila do të jetë e shëndetshme dhe e këndshme për shijen tuaj.

Gjithçka qe ju nevojitet janë:

1. Hurmat – të cilat përmbajnë vlera ushqyese të jashtëzakonshme duke filluar nga rregullimi i procesit te tretjes, shëndeti i syve, rritjen e nivelit të energjisë, shërimi nga lëndimi ose sëmundja e shumë te tjera.

2. Çokollata e errët – e cila ka për bazë kakaon dhe njihet si një antioksidant mjaft i fuqishëm, duke pasur parasysh se antioksidantët eliminojnë agjentët toksik në një organizëm.

3. Arra, lajthi ose badem të cilat janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura, fibër, proteinë, vitamina, minerale si kaliumi dhe magnezi, shumë të shëndetshme për zemrën dhe organizmin në përgjithësi.

Përgatitja: Në një përpunues të ushqimit shtoni 500 gr hurma të cilat më parë janë pastruar dhe 100 gr njërën nga arroret e lartpërmendura, masën e fituar e vendosni në një tigan apo enë tjetër duke e vendosur së pari një letër permanente për pjekje, duke e shtypur masën e fituar në mënyrë të barabartë në të gjitha qoshet.

Mbi masën e përgatitur hidh çokollatë të shkrirë (mundë të shkrihet në mikrovalë) duke e përhapur në mënyrë të barabartë. Ëmbëlsirën vendoseni në frigorifer për 10-20 minuta për të lejuar shtresën e çokollatës që të ftohet. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme