spot_img
HomeLAJMET E FUNDITEdhe Shqipëria duhet tu vendosë 100 për qind taksë produkteve të Serbisë!

Edhe Shqipëria duhet tu vendosë 100 për qind taksë produkteve të Serbisë!

spot_img

Pas vendosjes së taksës 100% për të gjitha produktet serbe, shqiptarët duhet të marrin hapin e radhës. Pas Kosovës, radhën e ka Republika e Shqipërisë. Në një kohë kur Kosova nuk gëzon shumë përkrahje nga BE-ja, shqiptarët duhet të përdorin të gjithë mekanizmat që kanë në dispozicion. Në këtë kohë kaotike ndërkombëtare shqiptarët kanë nevojë për riorganizim kombëtar. Turbulencat e jashtme duhet të barazpeshohen me harmonizim të qëndrimeve dhe veprimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kontradiktat mes anëtarëve të NATO-s krijojnë hapësira që duhet të eksploatohen prej Kosovës dhe Shqipërisë dhe të përkthehen në avantazhe diplomatike.

Këto rrethana kanë krijuar një liri që agresivitetit të Serbisë t’i kundërpërgjigjemi me masa simetrike. Shqipëria duhet t’u vendosë taksën e njëjtë produkteve serbe. Qeveria Rama dhe Presidenca e Shqipërisë duhet t’i dalin në krah Kosovës dhe t’ia kujtojnë Serbisë se lufta kundër Kosovës është luftë kundër Shqipërisë. Qeveria Haradinaj dhe Zyra e Presidentit duhet t’u shkruajnë letër zyrtare homologëve të tyre në Shqipëri dhe të sinkronizohen veprimet. Poashtu kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, më i zëshmi në kërkesën e tij për një përfshirje më të madhe të Shqipërisë në dialogun me Serbinë, duhet të del publikisht dhe t’u bëjë apel institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

Ky momentum kërkon një mbështetje për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pezullim urgjent të aktiviteteve destruktive opozitare. Nuk mund të jemi solidë ndërkombëtarisht, nëse nuk jemi kompaktë përbrenda. Qeveria nuk ka nevojë për rivalë që e pengojnë së brendshmi në luftën e saj kundër armiqve të jashtëm. Sigurisht, kjo e forcon legjitimitetin e Qeverisë, por momentumi i krijuar nuk lë shumë hapësirë për fushëveprime opozitare. Uniteti përreth vendimit të Qeverisë është i vetmi unitet i mundur tani. Gjithashtu, uniteti përreth Kosovës është i vetmi unitet kombëtar i shqiptarëve në këtë situatë. Opozita duhet ta përkrahë Qeverinë dhe Shqipëria duhet ta përkrahë Kosovën./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme